Njeriu i Rrugës…

editor

Mbi tavolina është shtruar projektbuxheti i vitit të ardhshëm. Praktikë normale në jetën e çdo parlamenti, e cila, edhe këtë vit, megjithëse e vonuar për shkaqe që dihen, tani është kryefjala e diskutimeve të grupeve parlamentare. Mbi bazën e këtij projekti do të ecë viti 2014 dhe do të ketë një premisë për të ardhmen. Siç duket, do të ketë një rritje modeste, nëse nuk kthehet zakoni i vjetër i PD-së për të rishikuar buxhetet në gjysmën e rrugës.
Buxheti tani do të ketë edhe një rojtar: FMN-në. Kjo është edhe e reja e këtij projektbuxheti, i cili vjen këtë vit pas mungesës së gjatë, ose më saktë, pas dëbimit të dhunshëm nga qeveria që shkoi. Pra, do të jetë prania e një institucioni të rëndësishëm, i cili aq sa do të jetë financues, do të jetë edhe gardian. E tani për tani nuk dihet nëse do të jetë më shumë gardian apo financues. Në fund të fundit, çdo shtet që ecën me marrjemendje dhe marrjekëmbësh ka nevojë për një mbështetës dhe për një rojtar.
Pikërisht në këtë kohë, kur gjërat janë ende në tryezën e diskutimeve, kur është marrë vetëm një “po”, dhe kjo nga institucionet ndërkombëtare, pas lëshimeve të mallkimeve dhe linçimit politik , më në fund, Berisha kthehet në origjinën e tij: bën thirrje për përmbysje dhe për të protestuar nëpër rrugët e Shqipërisë. Ata që kanë menduar se duke u plakur , Ai ka ndërruar huq, tashmë ndjehet se është rishtas përballë të njëjtit. Njeriu i rrugës kërkon që edhe në rrugë të vendosë për gjithçka, edhe për ekonominë, edhe për politikën, edhe për pushtetin.
Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në thirrjen për protesta të Berishës, por të gjitha mund të përmblidhen nën një çati të vetme: ai po kërkon një çadër për breshrin e djeshëm, pikërisht për atë breshër që vetë ai hodhi mbi fatet e njerëzve dhe të vendit.
Duhet të jesh naiv të mos dish se gjendja ekonomike e sotme, por edhe e nesërme, ka një shkaktar, qeverinë e drejtuar nga Berisha. Ai e di më mirë se të gjithë humnerën që ka krijuar, dhe e di po ashtu, se në këtë fazë, edhe sikur të ndodhë një mrekulli ekonomike, ajo përsëri do kohën e saj. Sepse humnera është e llahtarshme. Vetëm të mendosh se një pjesë e madhe e buxhetit do të shkojë për mbylljen e borxheve ndaj biznesit duhet të vësh kujën, pa menduar pastaj për përqindjet e larta ndaj borxheve të tjera, të cilat, edhe sot, ende nuk dihet se sa janë dhe se ku janë.

Atëherë përse bën thirrje ai për protesta dhe për përmbysje, me çdo kusht e me çdo mjet?

Së pari, përmes protestave, të cilat ai e di mirë se nuk do e çojnë kurrë në një përmbysje të pushtetit, ai kërkon të fshehë masakrën financiare që ka ndodhur në vitet e fundit. Fajin për këtë masakër e mbart ai vetë dhe Bode, qehajai i tij politik e ekonomik, dhe duke protestuar, mendimi i parë i Berishës është të transferojë fajin, ashtu si kanë transferuar milionat e eurove të afërmit e tij familjarë e politikë.

Së dyti, në politikën shqiptare po jepen qartë precedentët e parë të ndëshkimit. Është hartuar një dosje akuze për Imamin dhe për shumë të tjerë të një shkalle më të ulët, e kjo nuk do të thotë se kjo do të jetë e gjitha. Qoftë edhe për të gjetur fajtorët e vërtetë të masakrës financiare, qeveria e re do t’i shkojë punëve deri në fund. Frika e Berishës është se ky kërkim do t’i çojë drejt tij. Nuk besoj se ka në Shqipëri një njeri të arsyeshëm, i cili, edhe kur është thellësisht berishist, në vetëdijen e tij , të mos e dijë se milionat e eurove që kanë rendur drejt TV Klan dhe Frangajt, të mos jenë bërë me urdhrin e Berishës. Kush do të guxonte të bënte një veprim milionësh pa e ditur dhe pa urdhëruar shefi i tyre. Përmes nxirjes së politikës dhe dehjes së turmës me frikën dhe ankthin e së nesërmes ai po përpiqet të fshijë të djeshmen.

Së treti, në perëndim po shtohen gjithnjë e më shumë zërat se Shqipëria nuk mund të integrohet në bashkësinë evropiane për sa kohë manipuluesit,vjedhësit, matrapazët, vrasësit, plaçkitësit, shefat e korruptimit të jenë të lirë. Nën të gjitha këto kërkesa ai e gjen veten; pra e gjen veten edhe tek manipuluesit, edhe tek vjedhësit, edhe tek matrapazët, edhe tek vrasësit, edhe tek plaçkitësit. Droja e tij është se, me sinjalet që ka marrë nga miqtë e tij, sidomos në Austri, ku edhe ka bërë lëshimet më të mëdha, ai është njeriu më i rrezikuar, dhe, nëse në vitin 1997 perëndimi nuk do të donte një procedim të tij, edhe për shkaqe të qetësisë politike në vend, kësaj here është e kundërta; ata e duan këtë proçedim, pikërisht për shkak të qetësisë. Berisha do të mbjellë paqetësinë politike, edhe për t’u fshehur pas rrëmujës, por edhe për t’i thënë perëndimorëve se vetëm ai është i aftë të bëjë qetësinë dhe paqetësinë, ndaj duhej një akord i përbashkët vetëm me të.

Së katërti, taksat e reja , që mendohet të vendosen për biznesin e madh , nuk janë se e tronditin Berishën. Ai i ka mbyllur hesapet me to, ai kërkon vetëm të ndezë frikën e tyre; përmes ankthit të pagesës, e cila “de facto” do të jetë më e ulët se ajo që kanë bërë në kohën e Berishës (sepse pagesat nën dorë ishin më të mëdha se pagesat reale); por edhe të bëjë këtë biznes të mendojë se ai edhe një herë mund të vijë në pushtet. Dhe kur ai mendon se biznesi i madh do të fillojë të paguajë, njëra ndër pyetjet që e trazon më së shumti është: po fëmijët e mi, të pasuruar tmerrësisht, me vila të stërmëdha, me pasuri marramendëse çfarë do të paguajnë?

Protestat do të ndodhin. Edhe më parë, jo shumë larg, kam paralajmëruar se Berisha po përpiqet dhe po përgatitet një grusht të ri shteti. Ky është fillimi i skenarit të tij.

Si do të vazhdojë?
Berisha nuk do të mund të zgërlaqet edhe më tej pas fajit të vet, që është më i madh se ai i vitit 1997, kur piramidat shembën një botë të tërë financiare, që ishte e rremë, por që kishte një themel djerse. Kësaj here ai do të vërë në lëvizje gjithë arsenalin e tij, për të bërë të mundur që gjejë një çadër për breshrin e djeshëm financiar që hodhi mbi fatet e njerëzve.

Pas protestës së tij të ditës së shtune, apo të çfarëdo dite tjetër, do të vijë dita pasardhëse: Nëse qeveria e re do të trembet nga këto protesta, atëherë le të shkojë; nëse qeveria e re do i gjejë protestat si një alibi për të falur masakrën ekonomike dhe bartësit e saj, atëherë ajo nuk e meriton të qeverisë.

Por nuk duhet të trembet. Thonë se binaja e madhe në të shembur e ka rrezikun. Por asnjë bina nuk mund të shembet dy herë. Berisha u shemb me 23 qershor; ai nuk duhet pasur frikë, sepse si çdo bina e vjetër, kockat po i kërcasin dhe frika e ka bërë pjesë të saj.

Të mos ketë frikë, kjo do të ishte këshilla e një njeriu që e do vendin e tij.

***********

Foto shoqëruese, e agjensisë Corbis me titull: Albania: Coup d’etat fails in Tirana (Shqipëri: Grushti i shtetit dështon në Tiranë 15 shtator 1998)

 

Share This Article
30 Comments
  • *********************************************************************************************************

    Ky kriminel mendon te shpetoje per “vete” dhe as nuk i “plas” per per popullin.

    *********************************************************************************************************

    • oooo zoterinj a ka mundesi te mos merreni me me berishen???????? a ka mundesi vetem te bertisni per te fut ket sali dhe te gjith klanin e tij ne burg???

      a ka mundesi te mos merreni me me berishen se cfar ka ber por me ket qeveri se cfar po ben??

      e per ca beni gjith keto shkrime kunder berishes??? a po futet ne burg berisha???
      a po futen ne burg ata ishi ministra dhe ish drejtora?? jooo vetem njerezit pa lidhje

      kot sa per show mediatik..

      a e kuptoni ju se cfar vendimesh po merr kjo qeveri??? ore ju a e kuptoni se cfar na pret vitin tjeter???

      sic e keni vazhdu qe merreni nat e dit me berishen!! duke kujtuar qe rama do ju hedhi nje kocke me keto shkrime dhe duke mybllur syt me vendimet e rames

      i beni vetem gjynaf ketij populli

      vitin tjeter kur te ket ulje ekonomike, rritje papunsie, ulje konsumi etj etj vazhdoni akoma me analiza me berishen!!

      nderkoh qe berisha bredh i lir se nuk ka byth kjo qeveri ta fusi ne burg ju vazhdoni me shkrime..;)

      • si mos merresh mor zoteri? Ai po peshtyn mbi te gjithe ne, po perdhunon perdite pa meshire Shqiperine pa e lene te marre fryme. Qelbesira e neveritshme

  • Berisha nuk tremb me askend, i kane rene dhembet, Europa e beri dalje me shume vonese dhe nuk do te rikthehet me tek ky kriminel, prandaj ata haptazi po thone, nese doni BE ndeshkoni Krimin dhe Korrupsionin, qe ka vetem nje emer Sali Bisha, te tjeret kane kohe qe bien ere i kane mbushur. Plaku Mere nuk mund ta mendonte qe dita e shkaterrimit te tij dhe e familjes kriminele i erdhi si shpejt fundi, cfare ke bere, do t’a bejne, shansi i tij eshte se nuk ka denim me vdekje, por do te jetoje dhe do te ngordhe ne BURG.

  • Sali Berisha e di shum mir se cfar e pret nga demi ekonomik qe i ka shkaktuar vendit ne keto vite te qeverisjes se tij dhe po kerkon me cdo kushte qe te ngrej popullin kundra kesaj qeverie te porsadal nga zgjdhjet e 23 qershorit,,,,,,,populli duhet ta kuptoj dhe ta dije mir se nqse berisha nuk ndeshkohet per korrupsjonin dhe vjedhjet e tija Shqiperia nuk ka per tu qetesuar asnjeher,ketu tek ne duhet te marri fund njeher e mir se po te jesh kryeminister apo minister apo mik i kryeministrit nuk denohesh eshte rasti qe me mbi nji miljon votues qeveria duhet te tregoj se eshte ne gjndje ta bej kete gje ndryshe as ne qershor por as edhe per 50 qershor te tjere neve nuk arrijme destinacionin e duhur

  • Informacioni qe disponon autori duhet respektuar, eshte nga njerzit e pakte ne shqiperi qe di dhe format e metodat dhe personat konkret ne politike apo jashte saje qe veprojne ne interes te komshive tane te cilet njihen per dashakeqe te vendit tone, verjani veshin ketije personi te respektuar, patriot te ndershmem e te ekulibruar. Faleminderit per kondributin tuaj ndaj popullit shqiptare e ndaj atdheut, i nderuar Bedri Islami

  • Ca masaker ekonomike flet ti or aman ?

    Masakra ekonomike tani fillon…..

    Nuk eshte masaker ekonomike pse i ke borxhe frimave private ne Shqiperi, firma te cialt sic tha Sala i kane tatim taksave nje borxh prej 700 milion dollare,

    Masaker ekonomike eshte kur i ke borxhe FMN-se dhe bankave te huaja …..se keto te detyrojne te risesh taksat pafundesisht gje qe con ne mbytjen e biznesit te vogel dhe varferim te konsumatorit…..

      • Ikni ore injorantet e dreqit se ju qenki hajvane fare ……

        Mos perdorni makinat ,se duhet te rrisim cmimin e naftes dhe duhet mbajtur ambjenti i paster sipas reformes ekonomike te FMN

        • @o rajmond vlonjati o ekonomist i sales nuk ke faj ti po kan ata pilota qe ne vend qe tju helmonin 97 si pas urdh te saliut tent iken ne itali.se tani nuk do ishe ne kete bot bashk me familjaret e tu do ishit tretur me ko nga sala jot e do kish ber pun te ishte pastruar ky vend nga ca plera si puna jote .

          • po ik ore trap se nuk i besonte njeri ne Vlore ato genjeshtrat e atyre piloteve qe gjeten rastin te ikin ne Itali dhe thoshin ato pislkeqe qe te mernin dokumenta , sogiornon, ….

            Dhe vlonjatet e kuptuan qe ishte genjeshter cdo gje ,
            ndaj kur erdhi Sala per miting ne vitin 2000 u be nami, gjithe Vlora bashke me fshatrat dolen ta prisnin …..sado qe policia nuk i lejonte fshataret te vinin ne qytet…..

  • Klikova i kenaqur,se do kenaqem neser kur nja 1mij njerez te frikur se mos ven ne burge do vene ne protest. Po saliun nuk ka dete e lune qe e lane me kete popull,prandaj edi rama ti japi gaze se ne nuk e kemi ven atje per ritjen ekonomike o jo.
    Se ne nuk jemi budallenje si na quane berisha,se ne edi ramen e votuam per ekonomin,se nuk ka ca ben edi rama ekonomis. Kur te filloi te ngrihet evropa do ngrihemi dhe ne.
    Ne duam te vene para drejtesise te tere.kaq prere dhe shkurte ta di dhe saliu,qe ne 23 qeshor mos te mendojn se shqiptaret i besuan rames te tera premtimet. Ne duam 1 premtim qe e ka ne dore te coi ceshtjet ne prekurori

  • Sali, nuk vritet me njeri per ty dhe pjellat e tua mor perbindesh. Ky vend ka zot. Ta Kane bere gati dyshekun e kashtes ne shtepine e re pa qera. Por duket se nuk do ta gezosh shume se do perfundosh me kemishe force dhe pizhama ne nje tjeter institucion te nderuar.

  • Berisha dy alternativa ka pasur gjate gjith jetes se tije politike.
    1. Te perdor pushtetin per te vjedhur, vete dhe oborri i tije.
    2. Te beje protesta per te mbrojtur kete hajdutri qe e ben kur ishte ne pushtet.
    Tani ka ardhur koha qe ti priten krajet dhe te jape llogari nje e per nje. Te dijne mire edhe ata qe i vejn nga pase se e ardhmeja e tyre nuk eshte Sali Berisha. Per hire te demokracis populli e mbajti mbi shpatulla 23 vjet dhe ai e rrafshoi shqiperin me keq se te ishte nje lufte. Kete nuk e beri se nuk dinte se te gjith e dijen qe nuk duhet te shkatrrosh te vjedhesh dhe te vrasesh edhe pas shipne .,Keto Berisha i beri dhe e ka kthyer ne sistem.
    Tani Berisha dhe klani i tije do te vihen para drejtesise dhe te provojne te ballafaqohet para tyre per mekatet e panumerta qe i kane bere ketije populli.
    Ne se Berisha kerkon qe me protesta te shpetoj kjo eshte mashtrim qe i ben vetes dhe te tjerev qe i shkojne pase.
    Ju qe kerkoni te delni ne proteste ballafaqohun me ato qe ka bere Berisha e pastaj dilini dhe therrisni. Duhet te therrisni Poshte Korrupsioni.! E ne se therrisni Poshte korrupsioni juve e keni ne koke ate tek Berisha qe u therret per te mbrojtur hajdutrin e vete dhe te gjittha poshtersite e tija. Ata njerz qe i shkojn nga pas neser do te pendohen. Lereni ate grushte tropojan qe i mbajti Berisha ne pellemb te dores ta mbrojne ata.Te tjeret duhet te distancohen njeherash.!

    • Ate 20% tia dokumentonte Salia yt Edit kur ishte ne pushtet, Llapi e shpifi boll, organizoj dhe kontrolle por nuk gjeti gja, biles gjeti njerez te tije qe ishin perfitues ne tenderat e Bashkise. Si fallxhore krimineli Sali eshte i vetmi, ai krijon qimen e tjetrit dhe e ben Tra, ndersa Traun e vet e propogandon sikur e kane te tjeret. Pyete Sali Berishen ishte Serbe vjehrra e tije apo jo? Ti Marku Ujk dukesh se te dhem per Karaduzen Kriminel qe po i pregaditet shpija pa qira. Me shendet e paste, kane per ti dale shume gjana atje kur te hyje brenda.

  • Sali Berisha eshte ” perbindesh ” per popullin e tij . Ai ,popullin e shikon si mjet per te realizuar qellimet e tij te ndyra dhe anti kombetare ! Ai tani eshte si nje tiger prej letre . Mbahet dhe ndjehet deri diku i sigurte te president mavria qe ka vene dhe te drejtesia e korruptuar qe eshte nen omrellen e ashtu te quajturit president . Bishes ,nuk i del njeri me me deshire poooor ai mund t’i manipuloje ashtu sic di ai : me leke dmth protestuesit ti paguaj ,se kete veprim e ben mire . Na u hiq sysh ,o mortje ,e popullit ,si se kupton ,se sa te urrejne . Vetem te jesh i semure psiuqik ,mund te veprosh keshtu ,.,kemi alergji te te shikojme ,te te degjojme me ; boll 23 vjet !!!

  • Ka ardhur koha qe njerzit e ndershem te pa njollosur te distancohen nga berisha e regjimi i tij kriminal. ” askush nuk duhet te krekoset , mburet e fleje i qete pa pare fundin e sundimit te tij , obortareve dhe jeniçereve e mercenareve qe e kane mbajtur me kolltuk kete ” Faqe Zi ” Po ndjehet se po fryn tjater ere tashme, shpresojme te jete e ngrohte dhe e begate , qe ky popull e ky vend te gezoje dite me te mira , se me te drejte ka vuajtur shume , nga keq qeverisja e mbrapesht e fuksjonimi i shtetit ligjor .
    Dy jane numurat e fatet e te mbaresise Nr 31 dhe pos tij Nr 14 Te shpresojme vitin 2014 !

  • ore ce don ne burg merini pasurin dhe vdesin si po vdesin hallexhinjte shqiptare me dhimbje prejani cdo financim de shikoni si do behene po ka mbeshtetjen e amerikes

  • @O MARK UKA o pallosh i sales me duket se po de djek pytha edhe ty se edhe ti do kesh perfituar nga parat e grabitura keti populli .prandaj ik nga komentet e bej prova kur te te bijer sapuni nga dora qe te jesh i gatshm per ne ate vend o pallosh i saler trap.

  • Gjerat jane shume me te tjeshta. Krimi organizuar nuk nieh perkufizime partiake. Problemi eshte një grup me i madh PD-PS-LSI. Një konglomerat kriminelesh qe akizon njeri tjetrin per tradhti kombetare sa hère qe njeri merr pushtetin por thelbi eshte i ngjajshem. Sundo, plaqkit dhe akuzoji te tjeret. Kjo histori po perseritet qe ca e ca vite. Mos harroni turpin me rezoluten came ne 2004. Une ndaj te njejtin mendim me fatos lubonjen, duhet një recolucion politik dhe një parti te re. Mj art me politket proserben te se diathtes dhe politiken progreke te se majtes.

  • Jam shume dakort ne pergjithesi me analizen e bere nga Z Islami por ndaj nje mendim ndryshe me menyren e larjes se borxhit nga ana e qeverise se re. Pse qeveria e re socialiste do laje borxhet e qeverise se vjeter ndaj bizneseve??? Ajo po bie ne kurthin e ngritur me kujdes nga Sale UDB-ja duke detyruar te veje perballe qeverise se re bizneset e papaguara. Sipas mendimit tim, z Rama duhet te dale ne tv dhe te thote pub likisht se parate e biznezit qe iu ka qen berisha te iu paguaj qen berisha, kurse borxhin qe po merr per larjen e detyrimeve te biznesit, jepe per rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe subve ziono si shtet akcizen e naftes, pasi do sdoni juve po u rrit akciza e naftes si rezultat I efektit domino do rriten cmimet dhe perseri ku popull do jete I pakenaqur me qeverine so ialiste, keshtu qe me nje gure vret dy zogj, bizneset ti kerkojne parate e papaguara sale qe it dhe I rregullon dhe ekonomine 90 perqind shqiptareve te varfer.

  • opopull mos u merzit .bemat e Berishes jane te dokumentuara por kjo do kohen e vet ai legen do jape llogari per djersen e ketij populli 40 vjecar qe e shkateroj dhe e vodhi brenda 8 vjetesh
    ai eshte krimineli me e madh i shqiptareve

  • Nqs doni qe te mos degjoni me sal berishen dhe compaia bella i sekuestroni te gjithe pasurine, monetare e imobiliare, dmth cojeni ne nivelin zero , aty kujane shume familje shqipetare, dhe kete pasuri ta marrecomuniteti per vete.te shpjegojne si e kane vene kete paxuri perrallore per kaq pak kohe pune.vetem keshtu vjen besi i te drejtesia e tek fu ksioni i shtetit.

  • Nqse Berisha do guxoje te beje nje 97 . Populli nuk do te drejtohet kunder tij por kunder familjes se tij dhe pronave te tyre, vetem keshtu ai do te ndjeje dhimbjen qe u shkaktoi ai nenave e baballareve qe humben femijet e tyre ne masakren qe Berisha inskenoi ne 97-ten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *