Njeriu i Tokës

J L

Arben Duka

 

Eja më tha zoti, eja biri im,

në një botë të largët nisu me shërbim.

 

Me një kalë të artë, u nisa në qiell,

Prapa errësirë, përpara kam diell.

 

Miliona vite, toka prapa mbetet,

Me bishtin e kalit, fik e ndez planetet.

 

Veten nëpër qiej, e ndjej si profet,

Se im bir më ka zgjedhur, perëndia vetë.

 

Nëpër univers, s’e di ç’më pret,

Kali mbajti frymën, përmbi një planet;

 

Që ish i mbuluar, veç nga errësira,

Do rriste në pyje, bisha, egërsira.

 

Njëlloj si Adami, kur filloj në tokë,

Dhe unë isha vetëm, pa miq e pa shokë.

 

Diç kemi dëgjuar edhe ne për Tokën,

Thanë bishat e egra edhe ulën kokën.

 

Eja, ti je i yni o njeri i parë,

kemi njëmijë shekuj pa një kryetar….

 

Ç’më bërë o zot! Më fute në thekër,

Dhe nga egërsirat, qenkam më i egër.

 

25.1.1997

 

Kur pi

 

Kur pi raki e bëhem thumb,

Për marrëzira më merr malli,

Se para meje, more pëllumb,

Një kryeengjëll është djalli.

 

 

S’më bëhet vonë, në bota flasin,

E nuk çaj kokën se sa bëj kundër,

Nuk pi të përkëdhej gurmazin,

Kur pi, unë pi të bëhem lundër…

1994

 

 

Sipas Musa Xhalilit

 

Më the të dilja nga lëndina,

Të prisja ndënë fletë,

kur synë e verdhë të çeltë hëna,

Do vije dhe ti vetë.

 

Po hëna doli, perëndoi

Më kot të prita ty,

Po më ushqen me peshk të kripur,

Kur ujë smë jep të pi?!…

 

1974

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Kur pi raki bëhesh thumb,
    Për marrëzira të merr malli,
    Për këllirën thurr elozhe,
    Se ashtu ta kërkon halli !

    Për këllirën marrëzirat,
    Jo as sot s’paskan të sosur,
    Shkrimtarucë e letrashitës,
    Edhe esëll ardallosur !

    Edhe esëll ardallosur,
    Për këllirën i merr malli
    Nëdhtenënçe ëngjëllushka
    Me tipare bash prej djalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *