Nuk ka ndonjë meritë të madhe në botë, përveç se shkaktoi luftëra, por kjo ia ka kushtuar më së shumti vëmendjen ish-Presidentit amerikan Xhorxh Bush.
Kërkimet në Wikipedia janë më të shumtat pikërisht për të. Faqja online që merret me të dhënat kryesisht historike, ka shënuar 15 vjetorin e themelimit. Me këtë rast, ka publikuar edhe një listë të faqeve më të redaktuara.
Versioni anglisht i saj, ku çdokush mund të redaktojë, ka më shumë se 5 milionë ndërhyrje dhe është redaktuar rreth 808 milionë herë. Faqja e Bush është ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen, me 45.862 redaktime që nga krijimi i saj.
Në listë nuk mungon as Adolf Hitleri, gjithashtu tejet i kërkuar, por nuk mbetet pas as Brineu Spears, që nuk ka lidhje me politikën. Faqja Wikipedia bën me dije edhe një detaj tjetër. Me rastin e vjetorit, materiali më i kërkuar dhe redaktuar ishte për “për Creationism (Krijimin), feja që beson se jeta është krijuar nga një hyjni, me 179 redaktime, sipas Jeff Elder dhe Ed Erhart nga Wikimedia Foundation.
Historia më e redaktuar për 2015 ishte faqja në lidhje me vdekjet e rëndësishme, por e dyta është faqe e quajtur “përmbledhje gjeohapësinore nga High Peaks/ Summits of the Juneau Icefield”, e cila është redaktuar më shumë se 7 mijë herë nga një person. /Dita/
