Carlos Slim, njeriu më i pasur në Meksikë, njëherësh i dyti më i pasur në botë, ka thënë se ai do të donte të fuste një javë punë tre-ditore dhe një moshë më vonë të daljes në pension.
“Është një ndryshim i madh për të shkëmbyer më pak ditë pune me më shumë vjet deri në pension. Në fakt, kemi filluar këtë në Telmex, disa vite më parë. Jemi duke ju ofruar njerëzve që kanë më shumë dije që të qëndrojnë më gjatë dhe të punojnë më pak ditë”, ka thënë ai
