Sot më është kujtuar një njeri, të cilin, prej shumë viteve nuk e kam parë dhe mendoj se nuk është më në këtë jetë. Quhej Ramë Koka Hadroj, ishte i zeshkët në fytyrë, kjo ndoshta se ishte kovaç, i gjatë mbi mesataren e zakonshme, mbante një qeleshe të bardhë, natyrë gazmore dhe më shumë se gjithçka tjetër, ky njeri, Ramë Koka, njihej si tupanxhi. Ai ishte, pa asnjë dyshim,njeriu më i veçantë që kam njohur,i cili ,gëzimin e tij e shprehte pas shkëlqimit të syve, të cilët, kur i binte tupanit, dukeshin si dy thëngjij të ndezur, ashtu si ishin në farkën e tij.
Thuajse të gjitha dasmat në rrethinat e Qerretit të Pukës, Kabashit, Dedajt, Kukajt, vetë qytetit të vogël të bjeshkëve, deri para 30 viteve, kishin të pranishëm tupanin e Ramë Kokës. Ai ndjehej nga larg që po vinte, pasi, më parë se të dukej ai vetë, dëgjohej buçima e tupanit, si një shenjë se dasma ishte aty afër dhe se, pas pak, ajo vërtet do të fillonte. Mund të ishin bërë të gjitha gati në një shtëpi a kullë malësori, të kishin ardhur dasmorët, të ishin pjekur mishrat, të ishte futur rakia nëpër shishet e qelqit, zakonisht të mbyllura me një misernike, mund të ishin bërë gati sofrat dhe të ishin ndarë cigaret e para, të cilat u hidheshin burrave në prehër, kurdoherë nga një dasmor i ndryshëm, ( dasmorët uronin ,“t’u rritë ndera ty edhe atij“), pra, mund të ishin bërë të gjitha gati, por asgjë nuk do të mund të fillonte nëse nuk dëgjohej nga bjeshkët tupani i Ramës. Gjithnjë, me njëndjenjë padurimi, ndodhte pritja e tij dhe pastaj, për dy a tri ditë, ai ishte aty.Ai lajmëronte ardhjen e dasmorëve, ai shoqëronte krushqit kur niseshin të merrnin nusen, ai ishte në kthim sëbashku me to, tupani i tij sillte kumtin se diku po bëhej një dasmë, dhe njerëzit e tjerë, pa e ditur ende se kush po martohej, dilnin në pragun e bjeshkëve dhe uronin ” Oh, qoftë me fat të bardhë, me fat të bardhë”. Të gjitha këto i ndillte tupani i Ramë Kokës.
Një njeri më se i zakonshëm, por i lindur me genin e muzikës në shpirt, të cilën e transferonte nëpër lëkurën e tupanit si një mrekulli veriore. Zakonisht nuk e mbaj mend se pinte raki, kthente gotën si pak të tjerë, ndoshta nga që e dinte se puna ia donte të ishte gjithnjë i gatshëm për të përcjellur një dasmë. Ai rrinte në cepin e dhomës, krushqit ishin të ulur nëpër sofra, zakonisht në sofrën e parë rrinin më të moshuarit dhe më të nderuarit nga forca e mendjes ( kurrë nga pasuria e forca fizike), prej aty pritej fjala e parë e urimit që të fillonin edhe të tjerët, dhe po prej aty pritej sinjali se kur do të fillonin burrat të luanin vallet e para. Rama, tupanxhiu i njohur, i zeshkët, ndoshta nga zjari i kovaçanës, përcillte vallet, nga të cilat ende mbaj mend vallen e njohur të Kabashit. Burrat zakonisht kërcenin “valla të rënda“, nga ata që luheshin ngadalë, hapat dukeshin sikur nuk e preknin dyshemenë, por njëkohësisht edhe të dukej sikur ishin ngulur, duart lëviznin si krahët e shqiponjave, hapeshin ngadalë dhe qëndronin të hapura, e më pas, si në çdo befasi, ritmi fillonte të merrte më shumë gjallëri, atë e ndillte tupani i Ramë Kokës, dhe pastaj, si në një film të përshpejtuar, gjithçka lëviste më shpejt, deri sa pastaj ritmi përsëri bëhej i rëndë dhe hapat të dukeshin sikur ishin ngulur.
Kam qenë shpesh në këto dasma ku ishte tupanxhiu i njohur. Nuk e mbaj mend asnjë dasëm të prishur apo ndonjë fillesë sherri, megjithëse njerëzit e ngacmonin njëri tjetrin. Të parët tanë e njihnin kufirin mes gazit, humorit dhe sherrit, ashtu si e njihnin të vërtetën se një dasëm nuk mund të prishet nga mendja e keqe e dikujt. Po ashtu, nuk mbaj mend që në një dasëm, edhe kur ishte pirë raki e pafund, të ndërpritej fjala e dasmorëve të sofrës së parë apo të mos respektohej mendimi i tyre. Rama i njihte mirë “rregullat” e çdo dasme dhe kurrë nuk çartej nga tupani që i binte gjithë ditën e gjithë natën.
Mëngjezi i nisjes së krushqve për të sjellë nusen ishte po ashtu një magji në vete. Më i rëndësishmi i fisit që merrte nusen dilte në mesin e oborrit dhe lexonte emrat e krushqëve, duke i dhënë secilit vendin e tij. Ai caktonte krushkun e parë, krushkun e dytë, rradhën e krushqëve të tjerë, sipas afërsisë me fisin, nderimin që kishin për të, ai caktonte njerëzit që do të shoqëronin atë që ishte përgatitur për në shtëpinë e nuses, e deri tek njerëzit që do të shoqëronin kalin e nuses, i cili, zakonisht, ishte i mbuluar me një velenxë të kuqe të fortë. Dhe, jo rastësisht, kjo rradhë mbahej gjatë gjithë udhës, e cila nganjëherë mund të ishte e gjatë, deri në disa orë. Askush nuk shpejtonte të prishte rendin, e mes tyre, Ramë Kokaj, me tupanin e tij, ishte i pranishëm, në vende të ndryshme, duke lajmëruar se po afrohej një vargan krushqish.
Si thashë, kam qenë në shumë dasma të hershme dhe kudo ishte tupanxhiu i zeshkët. Njerën prej tyre e kam më të veçantën e të gjithave. Jo thjeshtë se ishte dasma e një njeriu tim të afërt, djalit të hallës sime, jo se dasma po bëhej në fundin e dhjetorit dhe rrugët ishin të mbuluara me borë, jo se kisha qenë krushk në një fshat përbri, Kabash, por nga diçka krejt tjetër, që ka lidhje edhe me tupanxhiun.Isha tepër i ri atëherë.Diçka më shumë se 23 vjeçar dhe , duke qenë në vendin e tim eti, që nuk ishte më prej 12 vitesh mes nesh, më takoi të rrija afër një miku të tij të vyer, Zef Prendit. Zefi ishte figurë e njohur në Pukë, kishte qenë drejtues i pushtetit, vinte nga Rrapja dhe mik i rinisë me Zenelin, babain tim. Ne ishim ulur afër dhe shikonim se ngriheshin burrat, dy e nga dy, dhe hidhnin valle, në atë shtëpi të vjetër, ku dikur kishte lindur im atë. Zefi fliste pak, ishte i përmalluar dhe nuk e dija ende pse. Një vakt, kur ora kishte kaluar mesnatën, tupanxhiu foli dhe i tha Zefit: Çohu njëherë, or burrë, ke shumë vite që nuk kërcen. Zefi nuk foli, tundi kokën lehtë, ai ishte hokatar i madh, i mënçur si pak kush, por fjalës nuk i dha udhë. Njerëzit sikur morën zemër dhe i thanë se duhej të çohej, sepse e lypte vendi. Zefi, kur po matej të çohej, më kapi për dore dhe më tha: Eja, djali i Zenelit, të kërcejmë bashkë.
Ai, deri sa vdiq, kështu më ka thirrur,”djali i Zenelit”, ashtu si më kanë thirrur shumica e banorëve të kësaj zone dhe mua më ka ardhur mirë nga kjo. E pyeta: përse ke vite që nuk kërcen?
Nuk e di pse e pyeta, ndoshta nga një kureshtje njerëzore, por përgjigjja e tij, edhe sot, më mbush shpirtin me një ndjenjë të veçantë:
– Nuk kam kërcyer që ditën kur vdiq baba yt, që asaj dite korriku nuk kam qenë në asnjë valle. Tash, me djalin e tij, edhe mund të kërcej. Luaj këmbët si të duesh, kjo është shtëpia yte dhe në shtëpinë e vet askush nuk koritet nga një valle.
Befas më është kujtuar se në shtëpinë tonë kishim një fotografi të vjetër, në të cilën, ai dhe babai im, veshur me kostume kombëtare, po kërcenin në një festë. Njëri prej tyre, babai im, ishte sekretari politik i Pukës, dhe tjetri, Zefi, ishte kryetari i pushtetit.
Të dy nuk janë më. Nuk është edhe Rama, tupanxhiu i atyre fshatrave. Tani dasmat bëhen moderne, të gazmuara, dhe mirë që ndodh kështu, por edhe tani, sa herë që shkoj në një dasëm të atyre bjeshkëve, më duket se pas pak, pas një qosheje, do më shfaqet Rama dhe tupani i tij, buzëgazi i një njeriu të rrudhur nga jeta, por i gatshëm për të qenë pjesë e gëzimit të njerëzve. Dhe dëgjoj tupanin e tij, ashtu si më duket se e dëgjova edhe sonte. Këtë desha të ndaj me Ju.

Z.Bedri, dhe ne kete kohe te poshter ,kemi nevoje per emocione te tille,pene juaj me beri dhe mua pjese te emocioneve tuaj .Respekt per shkrimet tuaja,sidomos atyre politike ,por dhe ky i sotmi ,me shume vlera njerzore dhe familjare !
E shkelqyer e mjaft emocionuese , faleminderit z.Bedri dhe urime !
Shume e bukur!! Uroj me shume shkrime te tilla, me shume raste te tilla, me shume njerez te mire!
shkrim i goditun, per nje njeri te thjeshte, institucion ne vete, dhe me ndjenje njerezore. Tani, krahasoni me politiken e sotme, me keto strofulla ta njerezve qe nuk njohin as njerezi e as moral.Te lumte, or mik.
Eh ,more i nderuari Bedri Islami!
Keta PLEHRAT e kapitalizmit propagandojne me histerizem se Enver Hoxha e STERILIZOI shqiptasrin nga trute e mendimet duke krijuar “NJERIUN E RI”!!
Por ai “NJERIU I RI” iSOCIALIZNIT ishte tamam NJERI e jo KASFSHE E EGER si ky “NJERIU I RI” kapitalist,qe per 5 leke vret menen e babain!!
Ja nje shembull i gjalle:Bedri Islami eshte pasqyre e atij “NJERIU TE RI”,qe metoi SOCIALIZMI!
Me gjeni nje te tille sot nga ata qe ju quani “NJERIU I RI” kapitalist,qe te jete me njerezor se Bedriu!!!
KURRE NUK DO TA GJENI!!
Njeriu i RI kapitalist sot eshte DEPUTET si Strazimiri,ish kryeminister si Sali Berisha,VRASES si Lul Basha,llapaqene si Grida Duma apo Mesila Doda,TRAFIKANT,DROGAXHI,ME SIDA,i KORRUPTUAR,HAJDUT,LYPES,ANALFABET,MBLEDHES KANOCESH,USHTAR NE IRAK apo TERRORIST NE SIRI etj!!!
Ne qoft se nuk esht i zene me pune me te menqur zt. Bedri Islami , kisha pas jo pak deshir ta shihja ne vend te B.Nishanit. pse jo ?
E kisha lexuar, por u ktheva per te shenuar se emocionet qe perftova vijuan. Ne kesi rastesh duhet thene nje fjale per autorin. Zoti Islami u vini nderin ne vend njerezve te atyre aneve qe, per mbi 20 vjet, si kudo ne Shqiperi, vuajne nga urrejtja per njeri tjetrin. U kujtoni se kush kane qene per te kuptuar se nuk kane arsye te jene sic i duan palacot e politkes dhe kleriket palaco.
Respekt
Ku kan pas pi raki malesoret. Rakine ja mesuan komunistet. Katoliket kan pas pi vere.
Po RAKI u paskan dhene e jo SHURRE sic u dha Sali Berisha!!
Fiqo, autori eshte Bedri Islami, dasma eshte te djali i halles se tij,pra edhe ai musliman, te ftuarit jane nga te gjithe besimet.edhe kjo eshte bukur.Rakine malesoret e te gjithe besimeve ne veri e kane pi gjithmone.Edhe me komunistet.
I nderuari dhe shum I respektuari z.BEDRI ISLAMI si mik ma I ngusht i Ali Ahmetit bashkerisht me te madhin IBRAHIM KELMENDI a ka mundsi me shkrujt per ne shqiptaret e ILIRIDES se miku yt eshte tu ta mare ftyren TY dhe IBRAHIMIT dhe gjithe kombit per nje Musa Xhafer per Abdilaqim Ademin per Xhevat Ademin per Nevzat Bejten e mos ti permendi edhe disa .Te lutena me krejt respektin qe kemi per ju dy keshilloje z.ALI AHMETIN se dicka spo i vjen ere mir ksaj pune te ne ne ILIRIDE .FLM per mirkuptim