Ka thyer disa rekorde, me aftësinë e tij që të rrijë pa marrë frymë. Stig Severinsen në vitin 2012 ka thyer rekordin botëror duke qëndruar për 22 minuta me kokë të futur në ujë. Burri 41 vjeç, po ashtu ka edhe rekordin për notimin nën ujë, ku për 11 sekonda ka kaluar 150 metra.
Fotografi të ndryshme e tregojnë Severinsen, në ushtrimet e përditshme, ku ai qëndron pa frymëmarrje për një kohë të caktuar. “Ndjehem mirë, kur nuk marrë frymë gjej qetësinë shpirtërore”, ka thënë njeriu, që ka aftësi të qëndrojë për një kohë të gjatë pa marrë frymë.



