“Njësia 5 me transformim rrënjësor, Veliaj çfarë tha e bëri”

Bora Basholli

Fushata elektorale e kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndal sot pasdite në një takim me banorët e Njësisë 5. Duke folur në këtë takim, ish-kryeministri Pandeli Majko vlerësoi se Njësia 5 ka pësuar transformimin më të madh në gjithë këto vite tranzicion dhe kjo falë punës së kryer nga kryebashkiaku Veliaj. Ndaj, theksoi ai, edhe në zgjedhjet e 30 qershorit banorët e kësaj njësie do të votojnë në masë për punën e bërë në lagjet e tyre dhe përmirësimin e kushteve të jetës.

“Kam një falenderim të veçantë për të gjithë ju sot këtu, të cilët përfaqësoni shpirtin e jashtëzakonshëm të Njësisë 5. Por në veçanti për gjithë atë masë të madhe njerëzish të cilët mitingun e vërtetë të Njësisë 5 e bëjnë të kutia e votimit, ditën e votimit, dhe ndaj jam i bindur që në 30 qershor, pa asnjë lloj presioni, të bindur dhe pa frikë ne do të shkojmë të ushtrojmë të drejtën tonë themelore, kushtetuese, të drejtën e votës. Në njësinë 5 ai që ka sy të shikojë, e jo vetëm veshë të dëgjojë, arrin të shohë sesi kanë ndyrshuar gjërat në këto 4 vite. Janë rregullur rrugë, janë transformuar blloqe banimi, ka ndryshuar cilësia e jetës. Dhe ky është thelbi me të cilin duhet të merret politika me popullin e vet. Kjo është dhe mbetet realiteti i vërtetë i ndryshimit të qeverisjes së PS, sepse ajo matet me ndryshimin e cilësisë së jetës. Përpara 4 vitesh, ky park olimpik thuajse nuk ekzistonte. Quhej park, por nuk ishte i tillë. Sot secili që vjen e sheh ndryshim. Prej qeverisjes qendore dhe lokale i kthyem atë që merionte njësisë 5, që nuk e ka braktisur PS as në ditë të vshtira. Ndaj ndihem krenar, bashkë me miqtë dhe shokët që kemi punuar në këto 5 vite. Dhe po kështu komunitetin e Njësisë 5. Ajo që flet vetë është ndryshimi i Njëisë 5. Unë e di që kur shikoni Erioni nëpër njësi i thonë këtu është baza, këtu është zemra, por nuk besoj se ka parë në ndonjë vend, një pjesë marrje si kjo e jona”, tha Majko.

Ai ka ftuar të gjithë banorët e kësaj njësie të votojnë në 30 qershor, pasi Bashkia e Tiranës nuk ka qeverisur qytetin vetëm për socialistët por edhe për demokratët. Sipas tij, Veliaj është kryetar i bashkisë që flet me punë, pasi premtimet e bëra në 2015 sot i ka bërë realitet.

“Ndaj ftesa është që për 30 qershor ejani votoni. E dimë situatën, e dimë traumën, por ky është një vendim i marrë nga ata. Nuk e kemi marrë ne. Ata që kanë kujtesë e dinë se pas zgjedhjve të ’96, në morëm pjesë në zgjedhje, dhe na behej pyetja a do i ruani votat, a do ua vjedhin prapë votën. Është mirë të kthjemë nga njëherë kokën prapa, për ata që tundin shaminë e Dezdemonës. Historia e vjedhjes ë votës nuk ka fillaur këto vite, as historia e të fortëve. Madje po t’i gërvishtës nga pak, karrierën politike nuk e kanë filluar aty. Ndaj në datë 30 i ftojmë të vojnë për këshilltarët tanë, për Erion Vleiaj si një përfaqësues i një komuniteti i cili tha që do e bëj dhe e bëri. Kaq e thjeshtë është sot mënyra e të bërit të politikës. Do e bëj, dhe e bëri”, tha Majko.

b.b/dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Ja cfare tha Majko:
    -“Veliaj cfare tha e beri”!
    Pra Veliaj qenka sulltani i Tiranes dhe jo shteti dhe Bashkia?
    Po deshi sulltani behet,po nuk deshi nuk behet!
    Bravo Majko kjo eshte DIKTATURA FASHISTE!
    Po ne Yzberisht me 50 mije banore dhe 5 mije femije qe nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,kend sportiv,lulishte,peme,plehra e qen rrugace kudo etj pse nuk ka thene?
    Po milionat qe merr nga taksat vendore KU I KA CUAR KY MASHTRUES?

    • Njesia nr.5 eshte Stalingradi i PS-se!
      Se atje banojne socialiste 24 karat!
      Vota e tyre vlen sa 10 vota te banoreve te tjere!
      Ky eshte DISKRIMINIMI!

  • Subject: HALLALL GJIRI I NENES

    From: Alban Dega
    Date: June 5, 2016 at 21:56:43 EDT

    HALLALL GJIRI I NENES BIR…!

    Ata me shashka …
    ti me Pune!
    Ata me kercenime ….
    ti me punime
    Ata me plumba fjale
    Ti vepra vale-vale
    Ata me escorta rrenuese
    Me zhurme e me dhune
    Plumbat e tu..
    E kane vulen Pune
    Ata me kama
    jenicere Karaosmanesh*
    tele- pistoleta
    Ti me mendje ndritur
    E me krahe te lehta
    Ata Gardiane
    pallatesh kusare
    Ti Promete
    I Botes qytetare
    Ti me parqe femije
    Ata me shpifje
    bomba talibanesh
    Ti me lulishte
    unaza titanesh
    Ata me Gjykates
    edhe Prokuhora
    Me SHISH bandite
    Presidenta hora
    Ata me Saraje
    e dugaja krimi
    Ti si shqipe malesh
    Prin nga qyteterimi
    Ata lakuriqe…
    uritha verbimi
    Ata gjenerale
    kapterra rrenimi
    Gjykates Plepash
    taborre shkaterrimi
    Profesore Domosdove
    Kardiologe masakrimi
    Bombardues Gerdeci
    Doktore ekzekutimi
    Ti shqiponje kreshtash
    Zgalem veprimi!
    Fabrike idesh
    Strateg perparimi
    Mbi cdo erresire
    Fiton Qyteterimi
    Ardhmeria … femijet
    Jo Mafia jo krimi
    Hallall gjiri Nenes
    Ore Erion trimi
    Jo vec gjiri i Nenes…
    dhe vota e Tiranes!
    Coni ata hora
    Mu ne p… te sames!

    *Karaosman ne Turqisht do te thote Osmani i Zi… Cfare domethene?!
    Domethene ishte edhe me i Zi se vete Osmanet e Perandorise Osmane. Per sherbimet qe u beri atyre Osmanet i dhane titullin Karaosman bashke me shperblimin perkates ne para, prona…
    Ky eshte mbiemri i fisit te bashkeshortes se Presidentit te Shqiperise Bujar Nishani.
    Sidoqofte ky titull eshte shume me u ulet se ai qe Sali Berisha dhe Mafia e tij politike dhe familjare i dhuruan pabesisht Bujar Nishanit ne haze te kontrates tipike Mafioze te besnikerise dhe sherbimeve ndaj tyre, vecanerisht betonizimit te impunitetit pandeshkueshmerise ligjore per krimet e tyre te perbindshme ndaj shqiptareve dhe Shqiperise si
    1- 2 prilli i Shkodres, me 4 heronjt e ekzekutuar publikisht me arme Serbe mercenare te UDB-Es
    2- shkelja dhe dhunimi e embargoes nderkombetare te naftes dhe armeve ndaj Milloshevicit dhe makines se terrorizmit shteteror Serb,
    3- ekzekutimi pa gjyqi dhe ne tortura i atdhetarit Remzi Hoxha,
    4- rrenimi I shtetit shqiptar me mbi 10 000 viktima ne 1997,
    5- Grushti klasik I shtetit ne bashkepunim me UDB-ne Serbe dhe mercenare te saj me 14 shtetit 1998,
    6- masakrimi familjar politik e biologjik I Gerdecit me 26 te vdekur e qindra te plagosur me 15 Mars 2008,
    7- ekzekutimi publik pa gjyq i 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane….
    Krimet e permendura futen ne kategorine e krimeve kunder njerezimit te denja per Gjykaten Nderkombetare te Hages.
    Jane me dhjetra krimet e tjera si Korrupsioni masiv, vjedhja me Cizme e votave, kusaria me Autostraden e Kombit, CEZ-in, ARMO, Albpetrolin, tendere te kunderligjshem, rrenimi i Arsimit,Shendetesise, Financave, Drejtesise…. I cdo hallke Jetike te shtetit shqiptar…
    E zezonat me te medha jane minat me sahat qe ai dhe Banda e tij e gangstereve ka lene mbrapa ne cdo hap e ne cdo skaj… ne cdo hallke.
    Asnje pushtues i huaj e asnje despot shqiptar nuk ia ka bere Shqiperise dhe shqiptareve ato te zeza qe ia ka bere Shqiperise Sali Berisha dhe Banda e tij politike e familjare e krimit.
    Krye e zeza: ai po leviz gjithe levat kriminale ne duart e pergjakura te tij me gjak shqiptaresh per te minuar edhe reformen ne drejtesi vetem e vetem per ti zgjatur jeten e kontrolluar hallkat Jetike te shtetit qe i ka akoma nen komande te plote:
    1- Presidence 100%
    2- KLD. 80%
    3- Prokuroria e Pergjithshme. 78%
    4- Gjykata e Larte. 85 %
    5- Gjykata Kushtetuese. 80%
    6- KLSH. 82%
    7- SHISH. 75%

    Prandaj Reforma ne Drejtesi eshte jetike jo vetem per te sotmen e te ardhmen e Shqiperise.
    Reforma ne Drejtesi eshte nje urgjence kombetare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *