Njësia elitare ushtarake, US Navy Seal, që vrau kryeterroristin Osama bin Laden, po trajnon forcat e Koresë së Jugut për të vrarë diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Sipas “The Sun”, njësia “Seal Team Six”, që u dërgua në Pakistan për të vrarë Bin Laden në vitin 2011, po merr pjesë në një stërvitje sekrete me komandot ushtarakë të Koresë së Jugut, me qëllim eliminimin e liderit komunist në rast lufte.
Skuadra speciale e vrasjeve do të formohet në dhjetor.

Mediat e Koresë së Jugut thonë se plani njihet edhe si Hakmarrja dhe Ndëshkimi i Fuqishëm Korean.
Prej kohësh spekulohet se SHBA dhe Koreja e Jugut mund të ndërmarrin një plan për ekzekutimin e liderit komunist.
Kjo mendohet se do e parandalojë një luftë në shkallë të gjerë.
Të dielën Koreja e Veriut kreu testin e gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor.

Me 5 vete do te depertoni ne Korene e veriut,qe eshte si Shqiperia e diktatorit enver,gjithe populli ushtar.Rrezik t`ju beje ndonje loje sigurimi i kim jongut dhe tja hidhni qofte si Hamit Matjanin.Deshtimin e keni te sigurte.Diktaturat komuniste jane me te egrat,me populloret,jane diktatura te shumices se indoktrinuar,te hipnotizuar qe kerthi.Mos e ngaterroni Korene me Pakistanin!
unë mendoja se vetëm në shqipëri egziton medje debile!!
por paska gjithandej!