Njëzet e Pesa nuk ka shumë mistere

redaktor

 

Një ndryshim të madh,
s’presim kësaj here,
dhe Njëzet e Pesa,
nuk ka shumë mistere!

Kuptohet që s’ka,
ndryshime drastike,
kur kemi të njëjtën,
klasë politike!

PS e PD,
kanë tone të buta,
mungojnë programet,
po ka shumë batuta!

Rama taktikisht,
që të gjithë “i dogji”,
në lojën e tij,
të gjithë i tërhoqi!

Këtë zotësi,
nuk mund t’ja mohoni,
sepse kryefjala,
ka qënë timoni!

Askush në fushatë,
s’shpëtoi nga kjo lojë,
timoni-tepsia,
u mbiu në gojë!

Timoni-tepsia,
qenë dhe strategji,
se kjo është mënyra,
që s’jep llogari!

Çudira në fakt,
nuk priten nga gara,
pritet që PS-ja,
prapë të dalë e para!

Po këtë ambicie,
ka dhe LSI-ja,
mbasi gjithë shpresat,
i ka tek rinia!

Sa të rinj votojnë,
për herën e parë,
që të dali Njëshi,
një forcë e paparë?!

Gjysmë milioni,
i bije të jenë,
dhe të gjithë për Metën,
në zgjedhje të venë!

Kjo është padyshim,
shumë hipotetike,
s’i merr dot të gjitha,
një forcë politike!

“Unë kryeministri”,
thotë Lulashi prerë,
kjo është e pamundur,
të ndodhë këtë herë!

Më shumë se të bindur,
këtu jemi ne,
se nuk do të kemi,
Republikë të re!

Republikës së vjetër,
Luli ju bë bisht,
ndaj dhe thamë-të re,
s’kemi sigurisht!

Nëse veç për Ramën,
s’do të jetë timoni,
PD mund të bëhet,
pjesë koalicioni!

Po tani shqiptarët,
mendjen e kanë ndarë,
se kë do të zgjedhin,
si forcë të parë!

Janë tre që e duan,
po një do fitojë,
dhe gjithë kjo rrëmujë,
duhet të mbarojë!

Një vend anormal,
padyshim sot jemi,
sepse qeveri,
kemi edhe s’kemi!

Një konglomerat,
sot kemi vërtet,
dhe secili është,
në hesap të vet!

A. Duka

Share This Article
15 Comments
  • Perralla ,perralla na tregojne perhere,
    si rama e basha me meten ne dere.
    Don Zoti o Duke e tund kete here,
    qe populli fukara t’i mbylli ket dere.

    Deren e pushteteve qe me to dhunuan,
    dhe miljona nga taksat ato pervetsuan.

    Dhe dita po vjen t’i tregohet vendi,
    se ujqer e cakej pa forcen e ligjit,
    nuke luajne nga vendi.

    Nje popull kur zgjohet,
    shperthen si vullkani,
    qe te merr perpara ,
    si leter bakalli.

    Nga hici u mgriten,
    na u bene dikushi,
    por shume shpejt prej zgjyres,
    do t’keputen si bistak rrushi.

    Koha ka vertetuar ne shekuj e vite,
    se qeverite e ndyra s’kane gezuar kurre ofiqe.

    • O Dielli
      Zgjebja në shpirt na është ngjitur.
      Do na duhen shekuj, për t’a shqitur!
      Mirësia na është zhdukur!
      Keqësia rishtas është rinuar!

  • Me sa duket poeti me shume te pelqeka nje hajdut profesionist si Likja dhe banda e tij hajdute se nje karjerist si Rama. Me sa duket nga thesari i Alike babajt me 40 lesh ajdutet do te te kete terhequr dhe ty mor poet. Parase dhe ju poet si perballuar dot prandaj i ben elozhe bandes lsi dhe Like kancerozit që shkatruan jo vetem te majten po gjithe Shqiperine dhe ekonomine shqiptare.

  • Ju lumte goja Diell e Duke
    Ai vand asht ba per tu nduke.
    Politike timoni,politike tepesia
    Populli voton pa mendet e tija.
    Ashtu si cipai shkon te kasapi
    Ashtu dhe populli voton nga pidati.
    Harron i ngrati,qellimi drejtesia.
    Qellimin drejtesia,kjo a strategjia
    Rrufjan i pa ngopur mbetet partia
    Shahen shilohen ne kete fushate
    Populli ngelet perseri buke thate.
    Shume thirje u be ne lojen per vetingun
    Si shifen punet shpejt do bjere nga fiku.
    Nuk i thone kot.Rrofte e kjofte miku

  • Po lexoje mire more Ivani i madh Ku e shikon ti qe i ben elozhe LSI As fabulen e nje vjreshe nuk e kupton Dhe mos vazhdo me ato hamendesime tek oaraja se po te tundohesh Arben Duka do te ishte milioner sot por rron me djersen e ballit se nuk eshte zvarranik

    • Shyqyr na i shpjegon ti qe e kuptuan poetin. Po ti moj pranvere sekretaria personale e tij je apo Monika e Likes qe shqetesohesh per poetin. Po dhe poeti njeri eshte moj e zgjuar se ai nuk i deshiron leket apo ti i mban dhe financen dhe e di sa ka apo ska ai. Pra nuk i mbeti poetit qe te besh mbrojtjen ti se ai di me mire se ti dhe Unë si te mbrohet e te reagoje.

  • Ka filluat e eshte lekundur edhe poeti. Qe nuk ka shenjetor eshte ditur, por qe ka diference te madhe ndermjete rames, metes e lulit nuk ka diskutim.

  • prsh zoti duka je i vetmi ne kete gazeteqe ke ngel ai qe keqene se tetjeret e kesaj gazete i jane sulur parave te femijve te Arta dades ,qe e voli ps dhe tani qe nuk eshte me deputete i versul PS gazeten e te bije ,te uroj shendet

  • te keqen e penes
    tu befte Aretia
    Me thuaj o Beni
    Do behet Shqiperia?

    Se ca cipeplasur
    mbeten hu me hu
    duke u gajasur
    me koken pa tru

    ku jane djemte e nenave
    me gjak e me zemer
    do tua lene vatan,
    atyre te pa emer?

    Nuk dua te iki
    me kete merak
    Sepse Aretia
    Shume shpejt u plak.

    • O Aretia
      Je shpirt i pasur,
      o njeri i dashur!
      Je gjithnjë i ri
      dhe në pleqëri!

      Faleminderit për frymezimin

  • Po pse o Areti, kete bejtexhiun debil pyet ti a do te behet Shqiperia apo jo? Ti qenke edhe me e mjere se ky orangutangu.

  • Per Benin dhe nene Aretine

    Nene Areti o nene xhani
    vargjet e tua per Benin me piken
    meraku yt per Shqiperine e uruar
    e di qe ma zhduku dhe mua friken?

    Friken qe neser karvane zuzaresh
    tia ndalin dhe marrin frymen Shqiprise
    por mali Gramozit leviz dhe i shtyp
    sebashku me vajzat dhe djemte e Aretise

  • Me vjen keq per ty se te lexoja me endje.
    Por Iliri te paska blere jo vetem ne mendje
    ke kater dite qe nuk po shkruan
    kaq shume te ka dhembur sa fjalet te mbaruan?

    e ardhmja e Shqiperise nuk ishte Iliri
    qe e therrisnin ndryshe edhe floriri
    nje sistem gjobvenie e ngriti ne art
    sa kush kishte pune me ta ishte ne cark

  • O NIKU, diku ne nje TV jepej me titra se Ben Duka eshte teper i semure, ne gjendje kome. A eshte e vertete? Ju lutem, kushdo qe di rreth kesaj te na thote, ndaj nuka shkruar keto dite?
    O Zot sa me shume jete Ben Dukes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *