PD-ja të bëjë,
dhe njëmijë padi,
nga gropa e humbjes,
nuk del kurrsesi!
Tani po na shpik,
shumë marifete,
vetëm opinione,
dhe asgjë konkrete!
Në ditën e zgjedhjes,
shkuam mrekulli,
këtë e pashë unë,
këtë e pe ti!
E panë të gjithë,
siç qe e vërteta,
e pa Luli Basha,
e pa Ilir Meta!
Duke qënë i bindur,
në superfitore,
Meta tha se ishte,
një ditë madhështore!
Edhe tek PD-ja,
steka nuk u ul,
ndryshimin e madh,
shpalli mortja Lul!
Po pas numërimit,
s’kish gjëkund fitore,
opozita pati,
humbje madhështore!
U mblodhën në SHQUP,
mbas dasmës së madhe,
dhe shpikën çuditshëm,
masakrën elektorale!
Masakra u shpik,
kur po numërohej,
s’pat asnjë ankesë,
ditën që votohej!
Por dot s’ilustrohet,
gjithë kjo badërdi,
vetëm opinione,
fakte kurrsesi!
Ku fitoi PS-ja,
vetëm tym e mjegull,
ku fitoi PD-ja,
çdo gjë ish në rregull!?
Të tre ato qarqe,
u mbajtën me hatër,
çudi pse s’u bë,
dhe aty masakër?!
Humbësit nga trutë,
kanë ikur vërtetë,
se s’mendonin humbjen,
për herën e tretë!
Për herën e tretë,
SHQUPI është fundosur,
Njëzet e Pesë Prilli,
tani është vulosur!
A.DUKA

Opa njehere ti er, se ka dale vule elektrinike, fitohet online kete jave!
Ore ksaj i thon i zoti e jep, tellalli nuk e shet.
O 0ben tellali ti a e degjon Ramen qe thote do bashkepunoj me PD?
Cfare ke vulosur ti o derezi
E pame qe u vulos se i beri ligjet e para kunder njerezve te thjeshte,per oligarket do vazhdoje dhuratat.
KUSH E VULOS ”TËRMETIN”? A MUND TË BËHET DEMOKRACIA KURBAN? PO E VËRTETA?
Tani një porosi kam për ju rilindas,
braktisni llogoren e luftës së vjetër,
t’ja shtrijmë Bashës dorën e bashkëpunimit,
që të fitojmë pastaj mandatin tjetër.
Lufta publike s’ka më kuptim,
besim të madh na dhanë shqiptarët,
votat ua blemë, i kemi ”me tapi”,
tani do jemi përjetësisht të parët.
Rrini rehat në vendet e punës,
se nuk do t’ju heqë dot njeri,
kush u punësua për zgjedhje në administratë,
boll hëngri, le të ikë në shtëpi.
Le të bëjnë durim edhe 4 vite,
që t’ju japim sërish ndonjë punë,
vota kushton por ka një afat,
e përcakton ”tregu”, s’e caktoj unë.
Ky mandati ynë i tretë,
s’duhet të ngjajë me dy të parët,
sado PD mos të pranojë rezultatin,
ne do sillemi si të ishim baballarët.
E pra, babai nuk kundërshtohet,
duhet të ma dëgjojnë fjalën përherë,
pordhët jo, se janë tangërllik,
se pastaj gjithë shteti do vijë erë.
Ne nuk e kemi marrë këtë mandat,
që PD-në e opozitarët t’i luftojmë,
duhet të grumbullojmë para e të blejmë vota,
dhe kështu mandatin tjetër do fitojmë.
Ata opozitarë që s’na dhanë votën,
s’duhet të rrinë më në punë,
kështu do kuptojnë sa vlen liria,
dhe sa vlerë ka vota kur të hanë mun.
Duhet të diferencojmë PD si parti,
nga militantët që e djekin nga pas,
se ata kanë veç halle pune e buke,
kurse PD, a do e njohë shokun e ri Taras?!
Le të shpresojmë në reflektimin e PD-së ,
që mandatet parlamentare do i pranojë,
se edhe rrugëve me popullin nuk rrihet,
në kuvend ka privilegje sa të dojë.
Luli ka ambicie për të qënë i dyti,
i mjafton të jetojë në luks rehat,
vila, makina dhe konto bankare,
kur bën llogaritë është shumë gallatë.
Le të na shajnë sa të duan,
ne do t’iu përgjigjemi me idetë tona,
le të na kritikojnë e hedhin baltë,
veç mos të dëgjojnë ç’thotë Meta e Mona.
Ne do jemi gjithmonë mendje hapur,
për tendera e projekte 3D në letër,
baltës dhe sherrit të padobishëm,
ne do i kthejmë faqen tjetër.
Afërsisht 2 mijë vite më parë,
nxorrën Krishtin që populli ta gjykonte,
e në fakt ai liroi kriminelin,
ndërsa Jezusin vendosi ta kryqëzonte.
Si ka mundësi do thoni ju,
edhe atë popull e korruptuan,
nuk e donte ai të vërtetën vallë,
apo thjesht kishte humbur toruan?!
Në 25 prill historia u përsërit,
por tani populli më votoi mua,
se unë jam i fuqishëm si Krishti,
shumëfishoj para e bukë sa të dua.
Thonë unë Ramsesi i fitova zgjedhjet,
se askush s’e mbron më të vërtetën,
njerëzit kanë besim te fjalët boshe,
dhe votojnë të paudhin që ka kuletën.
Në mijëra vite populli s’ndryshoi,
duke i kërcënuar nevojat, lakun i var,
sado të evoluojë e të rrojë në demokraci,
do ngelet gjithmonë i njëjti shpellar.
Pa u lodhur dhe pa humbur toruan,
me sjellje dhe vepra do tregojmë,
që edhe me pushtet të blerë,
Shqipërinë në majë do ta çojmë.
Prandaj, s’lejoj të më bëjnë kurban,
nëse durimi i popullit është sosur,
të çohen masivisht të më rrëzojnë,
përndryshe 25 prilli tashmë është vulosur.
Sqaro nja dy gjera ti poeti qeverise,
ta kuptoje me mire masa e njerezise :
e para – Thua dot ti sot se Qife Rakipja,
nuk i bleu djalkes e dhenderrit mandat?
e dyta – Thua dot dhe se Tomke koDoshi,
u votua se u be 1 muaj Socialdemokrat?