Njëzet e pesë vjet-apo njëzet e dy vjet?!

redaktor

Që të gjithë e thonë:
“Njëzet e pesë vjet,
vatani ka shkuar,
më për kiamet!”

Që të gjithë e thonë:
“Njëzet e pesë vjet,
këtu nuk ka pasur,
drejtësi dhe shtet!”

Që të gjithë e thonë:
“Njëzet e pesë vjet,
se këtu është bërë,
kërdi e vërtetë!”

Rama i “Rilindjes”,
në çdo muhabet,
e ka të fiksuar:
“Njëzet e pesë vjet!”

Dhe e gjithë “Rilindja”,
kur del edhe flet,
ka në majë të gjuhës:
“Njëzet e pesë vjet!”

Njëzet e pesë vjet,
thotë ka rënë damllaja,
duke futur brenda,
tri vjetët e saja!

I dëgjoj përditë,
edhe bëj çudi,
pse njëzet e pesë,
jo njëzet e dy?!

Me njëzet e pesën,
që u bë gogol,
a po bën “Rilindja”,
një autogol?!

Që këto tri vite,
që janë në drejtim,
tok me gjithë të tjerët,
quhen një dështim!

Njëzet e pesë vjet,
thonë të gjithë të bindur,
duke vërtetuar,
se s’kemi rilindur!

Po të kishte bërë,
këtu prokopi,
“Rilindja” do thoshte:
“Njëzet edhe dy!”

Nëse do qe bërë,
sado pak progres,
s’kishte pse të thoshte:
“Njëzet edhe pesë!”

Njëzet e pesë vjet,
që vazhdon murtaja,
duke llogaritur,
dhe tri vjet të saja?!

Këtu propaganda,
flet për mrekulli,
po askush nuk thotë:
“Njëzet edhe dy!”

Askush s’llogarit,
tri vite të ndritur,
sepse tek dështimi,
janë llogaritur!

Tri vitet e Ramës,
në kuptim të fjalës,
janë bashkangjitur,
me vitet e Salës!

Me vitet kur “Nobel”,
mori dekadenca,
tek njëzet e pesa,
s’bëhet diferenca!

Thjeshtë kemi të bëjmë,
me vazhdimësi,
se ndryshe do thoshin:
“Njëzet edhe dy!”

Po kur deklarojmë,
plot njëzet e pes’,
Rama me Berishën,
janë në një thes!

Dështimi pranohet,
nga kjo qeveri,
se ndryshe do thoshin:
“Njëzet edhe dy!”

Njëzet e pesë vjet,
kënetë edhe gjol,
s’e di pse “Rilindja”,
bën autogol!

Kush është pak i mençur,
e kupton kuptimin,
se këto dy shifra,
do bënin ndryshimin!

Share This Article
3 Comments
  • E po rilindesit nuk ia thone shume per matematike. Rama eshte ne lufte te perhershme me shifrat te cikat i perdor kodra pas bregut. I tille ishte edhe rasti i 180 mije anetareve te PS- se qe gajasi dynjane.

  • Jo o miku im,
    sot ja fute kot.
    se njezet’ e pesa
    Esht’, me se e plot.

    Se e zeza nis,
    qese erdh’ Saliu!
    Gjembac i gjembacit
    Qe ne der’ na mbiu!..

    25 vite,
    Qe na nduk Saleshi
    E di N. Hoti
    Kur do bjer persheshi…

    Kjo Rilindje leu
    neper kuje, gjeme…
    Dhe kur je motake
    s’ngrihesh dot me kembe.

    Une e shoh qe rritet
    dhe pse djepe thyer!
    Shpejt do ja gjej vendin
    Saliut kembyer!

    Qysh qenkan njesoj,
    Me Sali Bicimin,
    Rama ne nje these,
    Me zotnin e krimit?!

    Jo o Ben jo,
    Nuk jane ne nje thes!
    Se Rama per vendin
    Esht’ e vetmja shprese.

    25 vite.
    Saliu me kordhe!
    Kriminel do mbetet
    Edhe kur te ngordhe

  • E ju o “Shqipe”,
    Mendja më ju lumt,
    Se dhe Arben Dukes,
    I fute nje thump.
    Sala po t’mos ishte,
    Ishin 22,
    Por ai spo “vdes”,
    Ndaj jan 25.
    Kur te “vdes” Ai,
    Une do kem shume shprese,
    Sa te jete aty,
    Une s’dua te vdese.
    Çdo shqiptar i ndeshem,
    Kete gje e di,
    Sa te jet Ai,
    S’do gjeji kurr qetsi.
    Ishte fati ZI,
    Qe me 91,
    Ne krye te vendit,
    U vendos Ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *