Ajo është 525 metra e thellë dhe ka një diametër prej 1200 metrash.
Ka kushtuar mbi 13 miliardë stërlina, duke qenë kështu “gropa” më e shtrenjtë në planet.
Në fakt bëhet fjalë për një minierë të njohur diamantesh: miniera Mir në Siberi.
Ajo e bën qytetin Mirny të duket sikur është goditur nga një meteor.
Edhe pse nuk punon më prej vitit 2004, aty ka ende tunele nëntokësore që prodhojnë më shumë se 2 000 kg diamante në vit.
Miniera është në pronësi të kompanisë ruse Alrosa, e cila prodhon një të katërtën e të gjithë diamanteve në botë.
Hapësira ajrore mbi minierë është e mbyllur pasi ajo mund t’i thithë avionët e lehtë apo helikoperët.
b.m. / dita