Njihni Isin, njeriu i Renzit në Tiranë

anazapta

Në rrethet diplomatike dhe nga emigrantët shqiptarë në Itali emri i tij është shumë i dëgjuar. Kjo ka qenë një periudhë fushate për të. Ai mban postin e sekretarit të Partisë Demokratike italiane, dega Shqipëri.  Është Ismail Ademi.Të dielën ishin zgjedhjet dhe Partia Demokratike italiane arriti një rezultat spektakolar.

Një ndjenjë e fortë antieuropeizmi ka qenë kryefjala e kësaj fushate për zgjedhjet evropiane. Në disa vende evropiane, Franca mbi të gjitha, partitë euroskeptike fituan terren duke vendosur në krizë sisteme të rëndësishme politike. Por Matteo Renzi arriti të bindi më shumë se 40% të italianëve se shpresa duhet të jetë me e madhe se frika. Tashmë PD-ja italiane do të jetë forca më e rëndësishme e parlamentit evropian dhe do të ketë detyrën madhore të një reforme që duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

Ky rezultat përkon dhe me presidencën e radhës së BE-së që Italia po përgatitet të marë në gjashtëmujorin e dytë të 2014-ës. Përtej këtyre zgjedhjeve kemi folur me zotin Ismail Ademi (miqtë e thërrasin Isi) dhe për emigrantët shqiptarë në Itali, problemet e tyre, vështirësitë në këto vite dhe se si mund të zgjidhen problemet që ata kanë…

 

Isi, cilat janë problematikat që hasin më shpesh emigrantët shqiptarë në Itali?

Në Itali sot jetojnë më shumë se 500 mijë shqiptarë, dhe komuniteti është nga më të integruarit në kontekstin socio ekonomik italian. Më shumë se 30 mijë shqiptarë janë sipërmarrës dhe pothuajse 12 mijë janë studentë në Universitetet italiane. Tashmë pjesa dërrmuese e tyre ka një lejeqëndrim të përhershëm dhe më shumë se 50 mijë shqiptarë kanë fituar tashmë edhe pasaportën italiane, trend ky që do të jetë vazhdimisht në rritje. Problematikat që hasin shqiptarët në Itali, janë të lidhura ngushtë me krizën ekonomike që Italia po kalon në këto momente. Është rritur papunësia, edhe pse më pak se te italianët, dhe kjo ka sjellë probleme ekonomike.

 

Ju jeni një nga ata persona që përveçse me problemet sociale jeni angazhuar edhe politikisht në Itali, pse?

Në Itali angazhimi social shpesh herë kalon edhe nga politika. Unë fillova të angazhohesha në politikë me lindjen e Partisë Demokratike italiane, duke e parë këtë angazhim si një kontribut të mëtejshëm që mund t’i jepja tematikave të emigracionit dhe integrimit, kryesisht. Sidomos në nivel lokal e prek me dorë në të përditshmen tënde se sa e rëndësishme është prania në një parti dhe rrjedhimisht mundësia për të zgjidhur problematika të caktuara kolektive, në mënyrë institucionale. Angazhimin e pashë si të domosdoshëm për t’u bërë akoma më i dobishëm për komunitetin shqiptar, por edhe për komunitetet e tjera të huaja që jetonin atje, pasi shumë herë problematikat që hasin të huajt janë të njëjta.

 

A janë bashkëpunues mes tyre komuniteti shqiptarë në vendin fqinj?

Kjo është një pyetje shumë komplekse për të pasur një përgjigje të thjeshtë që mos të tingëllojë si përgjithësuese. Le të themi që niveli i bashkëpunimit të shqiptarëve varet nga shumë faktorë, por duhet nënvizuar fakti që në Itali ka shumë shoqata shqiptare, disa prej të cilave edhe të mirëorganizuara dhe eficente. Niveli i lartë i integrimit që komuniteti shqiptar ka në Itali bën që të gjesh shumë shqiptarë që tashmë janë integruar në struktura italiane, duke filluar nga sindikatat, partitë, shoqatat, etj. Në eksperiencën time, kam gjetur pothuajse gjithnjë një komunitet shqiptar që mbështet dhe ndihmon. Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në Itali për shembull më shumë se 30 shoqata shqiptare në Itali shkruan një peticion ku kërkonin kandidimin tim në listat e PD-së italiane.

 

A ka  qenë e vështirë Italia për ju? Keni marrë pjesë në disa aktivitete, jeni ndjerë i paragjykuar?

Italia ka qenë e vështirë për mua njëlloj si për shumicën e shqiptarëve që banojnë atje. Duhet thënë se përpos vështirësive Italia të jep mundësinë e angazhimit dhe me punë mund të arrish edhe në struktura partiake. Impenjimi im filloi në nivel lokal duke qenë përgjegjës për politikat e integrimit deri në pjesëmarrjen në Forumin Kombëtar të partisë për emigracionin. Në këtë fazë angazhimi ka qenë më i plotë, përfshi nivelin rajonal dhe kombëtar. Paragjykimet ekzistojnë gjithnjë pasi Italia është një vend që akoma nuk e ka metabolizuar deri në fund praninë e të huajve në shoqëri, dhe ligji për nënshtetësinë italiane e komplikon akoma më shumë pjesëmarrjen në jetën politike. Më duhet të them që aktualisht PD-ja është forca që ka më shumë vëmendje ndaj këtij fenomeni, dhe kjo përkatësi më bën të ndihem komod.

 

Së fundmi ju kemi parë që të bëni apel për të votuar kandidatët e majtë në Itali për zgjedhjet e Parlamentit Evropian…

Duke qenë se jam përkohësisht me punë në Shqipëri, menduam sëbashku me një grup njerëzish dhe të mbështetur nga selia qendrore e partisë, të hapnim një seksion të PD-së italiane këtu në Shqipëri dhe lindi kështu Circolo PD Albania. Kjo mundësoi që në dhjetorin e kaluar të mund të votohej për kandidatët që ishin në garë për sekretar partie,ku fitoi Matteo Renzi, kryeministri aktual italian. PD-ja italiane ka një traditë marrëdhëniesh më se të konsoliduara me PS-në shqiptare dhe vetë Rama me Renzi-n kanë një raport të privilegjuar, që më parë se të merrnin detyrat që kanë sot. Në këtë kuadër, bashkë me PS-në shqiptare dhe FRESSH, dhe falë disponibilitetit të Kryetarit të PS-së Rama, menduam të bënim një video apel ku ftojmë shqiptarët që mund të votojnë në Itali (pra ata që kanë nënshtetësinë italiane) që të votojnë për PD-në italiane dhe për Martin Schulz si kandidat për President të Komisionit Evropian. PD-ja italiane ka propozime konkrete për emigrantët, duke filluar nga e drejta e votës në zgjedhjet lokale për ata që kanë lejeqëndrime afatgjate, lehtësimin e ligjit për nënshtetësinë, sidomos për brezat e dyta dhe së fundmi një përfshirje më të madhe të të huajve në jetën socio-ekonomike të vendit.

Me Ministren e Reformave në qeverinë Renzi, Maria Elena Boschi
Me Ministren e Reformave në qeverinë Renzi, Maria Elena Boschi

 

Cila është problematika më madhe e emigrantëve sot si mund të zgjidhet?

Aktualisht mund të nënvizojmë disa problematika. Të parat janë ato që kanë lidhje me kuadrin ligjor në Itali. Ka nevojë për një reformë të ligjit për nënshtetësinë, sepse sot fëmijët e emigrantëve shqiptarë që lindin në Itali duhet të presin deri sa të mbushin moshën 18-vjeçare për të përfituar nënshtetësinë italiane dhe kjo u pengon atyre mundësinë për të qenë pjesë aktive e shoqërisë. Duke qëndruar gjithnjë te kjo pikë, edhe mundësia për të qenë pjesë aktive e jetës politike, nëpërmjet votës në zgjedhjet lokale, pengon deri diku të qenit plotësisht pjesë e komunitetit. Partia Demokratike italiane ka në programin e vet zgjidhjen e të dyja këtyre problemeve nëpërmjet propozimeve ligjore konkrete. Ndërsa përsa i përket problemeve të përbashkëta, vlen patjetër të nënvizohet problemi i njohjes së viteve të punës për efekt pensioni. Aktualisht Ministria e Mirëqenies shqiptare ka filluar punën bashkërisht me Ministrinë e Punës italiane, për të studiuar zgjidhjen më të përshtatshme të kësaj çështje që prek një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve që banojnë aktualisht në Itali.

 

A vazhdon të jetë më ai fluksi i studentëve si në vitet 2000 që duan të shkojnë e të studiojnë në Itali?

Fluksi i studentëve shqiptarë drejt Italisë ka ardhur në ulje, nëse e krahasojmë me atë të viteve 2000. Duhet të kemi parasysh se numri aktual i studentëve me nënshtetësi shqiptare që na pasqyrojnë statistikat, ka një pjesë të madhe që vjen nga fëmijët e familjeve emigrantëve shqiptarë në Itali që prej vitesh banojnë atje. Pra, bëhet fjalë për nxënës me orgjinë shqiptare që regjistrohen në universitetet italiane, me prejardhje nga gjimnazet dhe shkollat italiane.

 

A ka shumë emigrant që vendosin të kthehen në Shqipëri dhe pse?

Fenomeni i rikthimit kohët e fundit ka qenë më i përhapur. Aktualisht në Shqipëri nuk kemi statistika të sakta se sa janë, por mund t’u jap një të dhënë italiane që na thotë se gjatë 2013-ës, pothuajse 47 mijë shqiptarë nuk kanë ripërtërirë lejeqëndrimet e tyre. Kjo nënkupton që ka shumë gjasa që ata të jenë kthyer në Shqipëri. Kriza ekonomike ndikon në vendimin e rikthimit dhe shpesh herë Shqipëria, edhe pse me defektet e veta, paraqet një alternativë interesante për të investuar një pjesë të të ardhurave dhe mbi të gjitha aftësitë profesionale të fituara në Itali, ose shtete të tjera. Nuk duhet të harrojmë se në të vërtetë ka pasur gjithnjë flukse rikthimi, edhe pse me intensitet të ndryshëm. Mjafton të shikoni emrat e restoranteve, firmave private, lokaleve në Tiranë, për të kuptuar se shumë prej pronarëve të tyre kanë një background emigracioni në zanafillën e tyre.

Share This Article
6 Comments
  • SEI SEMPLICEMENTE UN STUPIDO SCIACALLANTE

    Ti fodull qe mban nje emer turk dhe pasaporte italiane, qenke edhe FREESH-as, kujto mire se ke kryer nje veprim antishqiptar, me pronuncimin tend e te te birit te Kristaqit, haptazi ne favor te Matteo Renzi-t.

    Te zgjedhurit e ri ne Parlamentin Europian vijne shumica nga qendra dhe parti te djathta, perveç Italise, edhe pse ne fund te fundit edhe keta do i bashkohen (Forza Italia, Lega Nord dhe 5-Stelle) grupimit te madh te se djathtes.

    Ne pak dite do shohim se a e harruan mbeshtetjen qe i dhate Renzit, keta ekstremiste te shumices parlamentare europiane, kur do shprehen per pranimin tone ne BE.

    Dua te te kujtoj ty fodull, idiot, brekem.ut mbajtes qe Shqiperia dhe shqiptaret nuk do ta falin kete krim mendjelehtesie apo te qenesishem qe i bere, me videon dhe thirjen pro renziane.

    • se perse ke nje nerv inatçiu nuk po e marr vesh o Riko.Njeriu ka te drejten e zgjedhjes personale dhe nuk ma ha mendja qe ne parlamentin evropian te ndalojne integrimin e Shqiperise per nje thirrje emigranti ne favor te nje partie,se nuk behen punet keshtu dhe s’kam kohe ta shpjegoj.Por kam ca rezerva mbi keto qe thote z.Ismail,kur thote qe 47 mije nuk kane riperterire dokumentin e lejeqendrimit,kjo jo sepse duan te kthehen,por sepse u mungojne rekuizitet e duhura per zgjatjen e afatiti te lejeqendrimit dhe s’mund ta marresh per faktor pozitiv kete,se ata vetkuptohet qe do qendrojne klandestine.

    • NIPÇES SE HITLERIT

      Nuk behet fjale per thirrjen e nje Turku me pasaporte italiane, sorollop i FREEsh-it, por behet fjale per kryeministrin e nje vendi jo BE qe ben propagande ne favor te nje pakice politike siç eshte PD-ja e Renzi-t.
      Salvini vesheshpuar i Lega Nord-it, Berluskoni me FI-ne e tij dhe zezimi i Grillo-s me 5 yjet e tij, mendon se nuk kane veshe, sy dhe spiune qe te informohen per bemen e Edi Rames?
      Pastaj nuk di ku i mori ky spurdhjak te dhenat per 47 mije emigrantet me leje qendrimi te pa rinovuar ! Edhe mund te jete e vertete por shumica qendron ne Itali ne menyre klandestine.

      Me kujtohet ne 2005-sen kur u publikuan te ardhurat fiskale te italianeve, ku ishte edhe ti (mbase edhe une), nje grup i Deshmitareve te Geovas, trokiten ne shtepine time, pa i njohur kurre me pare e rreth 50 km larg per te me afruar “ndihmen e Geoves”. Edhe keta kane te njejtat burime informacioni ne nje shtet te shpuar nga te kater anet, i paharruari nipçe i hitlerit te madh.

  • Nuk me pelqen aspak fjalori qe perdorni ju zoti Rik…
    Une jam e djathte ne Shqiperi ..por nuk kam pare asnje force politike qe te me mbeshtese deri tani …dhe me pd ne Itali …sepse eshte e vetmja force qe i mbeshtet emigrantet…
    Pastaj ç’eshte ai fjalor ,jo turk jo …as emri juaj nuk eshte shqiptar …kjo ju ben ju nje italian ?
    Njeriu eshte i lire te bej fushate elektorale per partin qe don dhe aderon ….emra e atyre partive qe permende nuk eshte se kane nje reputacion te mire ne BE …Lega Nord eshte turpi i Italise …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *