Njihni Lauretën dhe shihni këto foto: A nuk janë këta sapunët më të bukur në botë?

Nela

Një punishte e thjeshtë, e pastër dhe erëmirë.

Një vajzë modeste, por duarartë.

Një fshat i pabesueshëm ku të përcjellin me një tabaka kafeje.

Ta sjellin në këmbë edhe nëse nuk hyn në lokal.

Atë që kanë, e ndajnë me ty me zemër.

Dhe të shohin në sy.

E pamundur t’u japësh lekë në këmbim.

Është shumë më mire të gjesh fjalët e duhura dhe t’ua thuash shkoqur.

Ata dinë të dëgjojnë.

Laureta Lemezhi prodhon sapunët që do shihni në foto.

Sapunë artizanalë.

Nuk keni parë kurrë sapunë më të bukur.

Duken si biskota.

Por nuk janë thjesht të bukur.

Duhet t’i provoni që të besoni çfarë efekti kanë në lëkurë.

Një mrekulli luksi.

Një produkt i pastër  bio, krijuar me bimë vendase dhe shumë pasion.

Çmime të pabesueshme.

Mbi të gjitha, zemër e mirë dhe një energji pozitive që të mbush dhe të shoqëron gjatë kthimit në Tiranë.

“Ishim 5, por grate e tjera ikën. Unë vetëm? Kurrë, për sa kohë kam Zotin” – thotë Laureta.

Blinisht, Lezhë.

Ia vlen. Vërtet ia vlen.

Njerëz të mirë që punojnë atje larg në heshtje.

 

n.s. / dita

Share This Article
5 Comments
  • Nuk kia rendesi forma por permbajtja.
    Rrumpalldemokracia ka qene vetem nje demokraci nga forma dhe nje rrumpalle nga permbajtja.
    Nuk na duhen forma pa permbajtje.
    Ato sapunat i mbajtsh me shendet,por ato zemrat katundare ma cpifin.
    Bej me mire kallepe sapuni tip 15 leksh,se ato kishin permbajtje dhe c`morrisen kete popull per 50 vjet,se ishin PE VERTETI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *