Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Njihni sekretet e veturës së presidentit të SHBA-ve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Njihni sekretet e veturës së presidentit të SHBA-ve
AktualitetTelevizion

Njihni sekretet e veturës së presidentit të SHBA-ve

redaktor
Published March 30, 2015
Share
SHARE

Asnjë makinë tjetër nuk është kaq e blinduar sa limuzina e Presidentit amerikan Barack Obama.

E pagëzuar me emrin “Bisha”, për përmasat e saj, “Cadillac One” presidenciale është një makinë e blinduar me sisteme mbrojtjeje dhe komunikimi nga më të sofistikuarat.

Mbulesa e trashë prej 10 centimetrash është prodhuar nga një çelik i veçantë, alumin, titan dhe qeramikë për mbrojtje nga çdo sulm vdekjeprurës.

Është konsideruar si një fortesë e padepërtueshme nga plumbat, bombat, e aftë tu rezitojë shpërthimeve të vogla dhe mesatare.Ka një sistem ventilimi që përjashton çdo agjent të jashtëm. Me anë të një cilindri oksigjeni në bagazh, krijohet një mikroklimë e aftë të shmangë sulmet me gaz helmues.

Mund të hapet vetëm një dritare. Ajo e shoferit, por vetëm pak centimetra. Një informator konfindencial tha për “Autoweek” se motori është V8 me benzinë. Dyert janë të rënda dhe të blinduara si një kullë e një avioni Boeing 757.

Në bagazh mbahen armë shtesë dhe një kit mjekësor me qese gjaku të tipit të Presidentit.

Njëlloj si avioni presidencial “Air Force One”, “Bisha” është vazhdimisht në lidhje me një furgon të posaçëm që e ndjek nga pas dhe që ia dërgon sinjalet një sateliti ushtarak.

Në pjesën e pasme të rehatshme, është pothuajse si një zyrë për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Ka gjithmonë një celular që ka një linjë të sigurt dhe gjithmonë i lidhur me qendrat operative të Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit.

Për të drejtuar këtë makinë është e nevojshme marrja pjesë në një kurs 1-javor në një degë të veçantë në akademinë e Shërbimit Sekret në BELTSVILLE, Maryland ku agjentët ushtrojnë manovrat dhe përmirësojnë ngarjen me sa më saktësi. /almakos/

 

redaktor March 30, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • ceni says:
    March 30, 2015 at 6:35 am

    Se ujt i hyne ne pune ky kuriozitet nje zot e di!Ose artikull shkruesi eshte i apasionuar pas makinave ose do jete ndonje nga ata me mjeker cjapi e do e kete studiuar e buthen perpjete.I lutem redaksise seleksionoini keta gazetaruc te mefshte e mos e ktheni kete faqe te paster te “Dites” ne gazete si “Tema” e Meros ku per tu shitur ç’fare nuk gjen!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?