Njihuni me 10 armët më të jashtëzakonshme të ushtrisë ruse

DITA Online

 

Me një kosto prej 70 miliard dollarësh në vit, Rusia ka buxhetin e tretë më të madh në botë për mbrojtje.

Shteti rus ka 845 mijë trupa, 22.250 tanke dhe 1399 avionë luftarakë.

Edhe pse vendi nuk konsiderohet e njëjta superfuqi që ka qenë më parë, forcat e armatosura ruse kanë pësuar një transformim të madh që nga rizgjedhja e presidentit Vladimir Putin në vitin 2012.

Ushtria është e ndarë në brigada të vogla më dinamike. Vëmendja është kthyer mbi teknologjitë e reja dhe jo tek fuqia punëtore.

Ja një rishikim i disa prej makinerive më të fuqishme ushtarake ruse.

1-Hedhësi i raketave të komanduara

1
Kjo anije është e pajisur me 8 raketa dhe 20 raketa anti-ajrore. Anija përmban një ekuipazh prej 68 marinarësh dhe arrin një shpejtësi deri në 100 km/orë.

2- PantsiR-S1

2

Një kombinim i raketa gjuajtësve dhe sistemit të raketave anti-ajrore. Sistemi përbëhet nga 12 raketa lëshues dhe 2 automatikë efektive kundra avionëve, helikopterëve apo raketave balistike.

3- Një nëndetëse thuajse e padukshme

3

E para nga 6 nëndetëset elektrike të prodhuara, Novorossiysk u nis nga kantieri detar i Shën Petersburgut vitin e kaluar. Projektuesit e saj thonë se teknologjia që është përdorur për ndërtimin e saj e bën praktikisht të “padukshme” kur zhytet në det.

4- Avioni luftarak Mig-35

4

I dobishëm qoftë për luftimet në ajër ashtu edhe për goditjet precise në tokë. I aftë të arrijë një shpejtësi prej 2400 km/h pavarësisht se është 30% më i madh se paraardhësit e tij. Mig-35 është i aftë të shkatërrojë objektivat e saj si në det ashtu dhe në tokë nga një largësi e madhe.

5- Sistemi i raketave BUK-2

5

Ky është sistemi që rrëzoi avionin e Malaysia Airline mbi Ukrainë në vitin 2014. Raketat e saj 9M317 mund të arrijnë deri në 14 km lartësi.

6- Yars RS-24

6

Një sistem raketash balistike termobërthamore, që mund të arrijë deri në 10 mijë milje. E projektuar për të zëvendësuar raketat Topol-M, janë vendosur në punë që nga viti 2010. Çdo raketë ka fuqinë e 100 “Little Boys” – bombës atomike që u hodh në Hiroshima në gusht të vitit 1945.

7- Konkordi rus

7

Tupolev Tu-160 është avioni supersonik luftarak më i madh në botë. Ai u projektua nga Bashkimi Sovjetik në vitet ’80. Ai ka motorët më të fuqishëm që ka pasur një avion ushtarak ndonjëherë. Arrin të mbajë deri në 40 ton armatime. Bordi i tij përbëhet nga 16 persona.

8. T-90

8

Tanku luftarak më i avancuar i përdorur ndonjëherë nga forcat e armatosura ruse. Arma e saj kryesore është gjuajtësi kryesor, por gjithashtu përmban edhe një makineri armë të telekomanduar kundër avionëve.

9. Nëndetëset bërthamore

9

Me peshë 14.700 ton, nëndetëset ‘Borei’ me raketa bërthamore janë pak më të vogla se paraardhëset e tyre të tipit ‘Tajfun’. Me një kapacitet prej 16 raketash balistike Bulava, që secila mban 6-10 mbushje dhe arrin një largësi deri në 8.300 km, kjo nëndetëse ka një forcë të pallogaritshme.

10- Helikopteri Mi-28 Havoc

10

Ky është helikopteri sulmues kryesor i ushtrisë dhe forcave ajrore ruse. Ai mund të mbajë deri në 4 raketa.Business Insider

a.s/dita

Share This Article
7 Comments
    • Jo , more adash , jo , nuk jane nul . Nuk eshte kot fuqia ushtarake e dyte ne bote dhe e para per mbushje berthamore . I dyti , nuk ka ndonje diference te madhe nga i pari ; e pastaj , e treta eshte Kina 2 miliardeshe , aleati i Rusise . Nuk jane kaq te thjeshta keto pune , sa ç’i ben ti , me nje te rene te lapsit . Thuaj qe , do ZOTI , te kene frike nga njeri tjetri , perndryshe….na piu e zeza .

      • Patriot o adash;thone se frika ruan vreshtat.Rusia dhe Kina bashke nje brime ne mocalin e tyre bejne,se shkenca ne USA eshte aq para tyre sa ja nxjerr jasht perdorit te gjithe ate arsenal ushtarak.C’do kaprico e putinizmit do te jete dhe fundi i perandorise se tije.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure putinizmi ti mbushi breket dhe kurr per perandorine e tije te thuhet,na ishte dikure askushi,qe i mbushi breket me fara rrushi.

  • Yxhym shkenca me mendjen e njeriut per te shdukur njerin.
    I gjithe ky arsenal moderrn armesh asht per te “mbrojtur” jeten e njeriut ne shdukje cfarosje.Rezultati perfundimtare globi ne formen e nji patateje(kertolle).

  • O Patriot,keshtu thoshte edhe Hitleri,armet me moderne te kohes kishte ,biles edhe motorat e makinave i kishte me ftohje si te sotmet ,dhe ishte 50 vite perpara Ruseve.Dhenderi i TRAPIT eshte nje cifut i piste qe don te zhduke gjithe Shtetet e fuqishme rreth Izraelit,shiko si e katandisen Irakun,libine,ne Egjypt kane vendosur nje gjakpires dhe ne Jordani kane nje mbret me banore rrefugjate nga palestina.Duan te zhdukin Assadin se pas tij eshte Irani i forte,dhe cifutet nuk i hane dote Hoxhallaret e Iranit.Rusia e di lojen dhe nuk e le Assadin ne balte.Armet inteligjente i pame ne serbi ,kur serbet ju rrezuan,avionin 500milione stealth,apo ne afganistan qe akoma nuk bejne dot zap nje tufe Talibanesh qe luftojne per vendin e tyre.Te gjithe e dime se armet Ruse jane me praktike dhe perdoren shume ne Bote.Mire e tha Putini Bote pa Ruse nuk do ta leme te behet se do ta pjekim te gjalle.Po Shqiptaret qe qihen ne sume per Ameriken e cifuteve dhe te zezakeve kush do ti rruaj nga arusha.Russia e ka ushqyer dhe mbathur Shqiperine dhe nuk i ciku nje fije edhe pse ju sollem si Trima.Nje bote pa Rusine mos e enderroni se nuk do kete fare bote.Rusia nuk i shet kollaj miqte e saj.Amerika lere mos e pyet shiko keto 30 vite te kuptoshe se cfare te zeze i bene Shqiperise.

    • Avjoni Stilth qe u rrezua ne Serbi ishte goditje e rastit pa perdorim te radarit nga ana e Serbeve! MKA serbe ishte e organizuar me sektore si tek ne para viteve 90 dmth ne rast lufte kunder perendimit ata e kishin te qarte qe radaret do te “zhurmoheshin” sic ndodhi Reagimi i ttyre ishte qitje thep shqekez qe u godit naten ishte si me fitu ne lloto.
      Ne kufirin turko sirian F16 turk rrezoi nje Mig rus duke edhe e paralajmerusr. Iraku teknik ruse reistenca e tyre dihet !
      Ruset trajtohen me pak tolerance me te madhe se jane ne gjendje te shkaktojne “trazira” Po marrim nje shembull te trashe nje rakete ruse interkontinentale pa mbushje berthamore i shpeton sistemit mbrojtes KA te SHBA e bie ne Nevada.! Demi material 0 !Ekonmik gjigad miliarda humbje ne burse
      Krahesime te tilla jane Donkishoteske .nuk ka nevoj dhe te kesh njohuri te thella ushtarake ta kuptosh. Nendetesia KURSK u mbyt ne detin Barents ne nje thellesi te vogel u deshen zhytesit norvegjez te shkonin poshte tek 100 metrat se ruset nuk ishin ne gjendje.
      NASDROVJE!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *