Njihuni me 13 bimët që “shërojnë” shumë sëmundje

Pranvera Kola

Hudhra
Që herët hudhra është njohur për ndikimin e saj në uljen e kolesterolit në gjak.

Kamomili
Përdorimi i kamomilit ka treguar efekte të mira antispastike që kanë të bëjnë kryesisht me lehtësimin e dhimbjeve të barkut dhe gurgullimave në zorrë. Gjithashtu kamomili njihet edhe për efektet anksiolitike (kundër ankthit), antiinfeksioze, etj. Edhe vaji i kamomilit është treguar mjaft premtues si agjent antiviral kundër virusit tip 2 të “Herpes Simpleks” në kushte laboratorike.

Xhenxhefili
I administruar në kapsula orale ka ulur në mënyrë të ndjeshme nausetë (të përzierat) dhe të vjellat gjatë shtatzënisë, ndërkohë që sjell edhe shumë efekte të tjera përmirësuese në shëndet.

Boronica dhe trëndafili i egër
Si boronica, ashtu edhe trëndafili i egër njihen si mjaft efikase në trajtimin e infeksioneve urinare tek femrat. Gjatë viteve të fundit përdorimi i tyre ka nisur gjerësisht edhe në vendin tonë, kryesisht në formën e kapsulave që administrohen nga goja (ato njihen me emrin cranberry për boronicën dhe urinal 200 dhe 400 miligram për trëndafilin e egër).

 

Argjinarja
Studimet kanë treguar se angjinarja ndikon në reduktimin e nivelit të kolesterolit në gjak.

Aloe Vera
Bima e Aloe Verës, tradicionalisht është përdorur për shërimin e plagëve si rezultat i djegieve të shkallës së dytë. Aloe Vera ka dhënë rezultate të mira edhe në trajtimin e epidermofitive (myku i këmbëve, midis gishtave), si edhe në relaksimin dhe qetësimin e përgjithshëm të organizmit. Ajo njihet gjithashtu edhe për vetitë e saj imunostimuluese.

Mjedra e zezë
Studime të shumta të bëra dëshmojnë edhe për efektet që shkakton në shëndet konsumi i mjedrës së zezë. Kjo e fundit mendohet se efekt parandalues në kancerin e gjuhës.

Grejpfruti
Sipas ekspertëve të shëndetit, gejpfurit ndihmon në uljen dhe mbajtjen nën kontroll të obezitetit.

Çaji jeshil
Çaji jeshil përmban komponentë që mund të pengojnë rritjen e qelizave të kancerit të gjirit, si edhe ndikon në shërimin e shpejtë të plagëve.

Mjalti dhe kanella
Përzierja e mjaltit me kanellën ndihmon në uljen e kolesterolit, si edhe në shumë sëmundje reumatizmale si për shembull artriti, në eliminimin e erës së keqe të gojës me origjinë nga bajamet e infektuara.

Limoni
Limoni i përdorur përditë si ekstrakt ujor i fetave të freskëta të tij, është provuar se ka ndikuar në uljen e kolesterolit në gjak

Gjethet e shelgut
Thuhet se gjethet e shelgut mund të përdoren për një shumëllojshmëri veprimesh anti-inflamatore dhe antimikrobike. p.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *