Pas Emma Stone e cila kaloi Jennifer Lawrence në klasifikimin e artisteve më të paguara të 2017, tani është Mark Wahlberg në top listën e aktorëve më të paguar, duke kaluar Dwayne Johnson alias The Rock, i cili kryesonte listën e vitit të kaluar, sipas revistës prestigjioze.
Mark Wahlberg është aktori më i paguar i vitit 2017, me 68 milionë dollarë të ardhura.
Sipas revistës “Forbes”, 46-vjeçari i fitoi këto të ardhura falë interpretimit në filmat “Daddy’s Home 2” dhe “Transformers: The Last Knight”.
Lideri i këtij klasifikimi vitin e kaluar, Dwayne Johnson, kaloi në vendin e dytë, me 65 milionë dollarë fitime në vitin 2017.
Vin Diesel renditet i treti, pasi fitoi 54.5 milionë dollarë falë filmave “xXx: The Return of Xander Cage” dhe “Guardians of the Galaxy Vol. 2”.
Pesëshen e parë e plotësojnë Adam Sandler (50.5 milionë dollarë) dhe Jackie Chan (49 milionë dollarë), i cili po bën një mori filmash në Kinë.
20 aktorët më të paguar sipas “Forbes”:
1- Mark Wahlberg ($68m)
2- The Rock ($65m)
3- Vin Diesel ($54.5m)
4- Adam Sandler ($50.5m)
5- Jackie Chan ($49m)
6- Robert Downey Jr ($48m)
7- Tom Cruise ($43m)
8- Shah Rukh Khan ($38m)
9- Salman Khan ($37m)
10- Akshay Kumar ($35.5m)
11- Chris Hemsworth ($31.5m)
12- Tom Hanks ($31m)
13- Samuel L Jackson ($30.5m)
14- Ryan Gosling ($29m)
15- Ryan Reynolds ($21.5m)
16- Matt Damon ($21m)
17- Jeremy Renner ($19m)
18- Chris Evans ($18m)
19- Chris Pratt ($17m)
20- Mark Ruffalo ($13m
