Njihuni me 32-vjeçaren që lahet çdo javë në ujëra të akullta

Leda Hysa

 

Inna Vladimirskaya, 32 vjeç është me siguri një prej notareve më të guximshme në botë pasi bën çdo fundjavë një “stërvitje” mjaft të guximshme.

Ajo lahet në një prej lumenjve më të ftohtë në Evropë, në brigjet e lumit Dnieper në Kiev të Ukrainës, i cili rregullisht mban temperaturën -9 gradë Celcius.

Këtë ritual “të çmendur” ajo e kryen që prej nëntë vitesh çdo të diel në mëngjes,së bashku me bashkëshortin e saj dhe kjo për një arsye që të gjithë do ta mirëkuptonin.

Inna beson se temperaturat nën disa gradë e mbajnë atë të shëndetshme dhe me një pamje shumë rinore.

32-vjeçarja u fotografua rastësisht nga fotografi çek Davic Tensinsky, i cili kishte dëgjuar për ritualin e saj të çmendur përmes vendasve..

Inna ka thënë se: Çdo javë zhvishem në dëborë dhe pastaj zhytem në ujë. Zhytja në ujë të ftohtë e bën gjakun të nxitojë për në organet e brendshme, duke aktivizuar qarkullimin e tyre, që ndihmon në uljen e yndyrës në gjak dhe përmirësimin e tonit të muskujve. Gjithashtu ndihmon në heqjen e dhimbjes së muskujve si dhe rinovimin e lëkurës time, për shkak të rritjes së furnizimit me oksigjen.

Dhe në fakt ajo duket shumë më e re se mosha aktuale.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *