Njihuni me 5 gjerat që Mbretëresha Elizabeth nuk i duron dot

Leda Hysa
  1. Nuk duhet ta puthni ose përqafoni

Gjëja e fundit që duhet t’ju shkojë ndërmend është të puthni ose përqafoni Mbretëreshën në takimin e parë me të, përkundrazi protokolli kërkon që t’ua zgjasë ajo dorën e para.

  1. Nuk duhet të qëndroni ulur

Edhe pse pritja mund të jetë më e gjatë nga çfarë e kishit parashikuar, nuk duhet ta mendoni për asnjë moment të uleni. Sipas protokollit mbretëror, të ftuarit duhet ta presin në këmbë Mbretëreshën dhe mund të ulen vetëm kur vendos ajo.

  1. Duhet të keni gjithmonë me vete një dhuratë

Shprehia “Dhuratat i pranon dhe mbreti” përdoret rëndomtë, jo vetëm në jetën e përditshme, por mesa duket është një “must” në takimet protokollare me mbretëreshën Elizabeth. Në qoftë se Mbretëresha viziton shtëpinë tuaj duhet t’i ofroni diçka simbolike që lidhet me kulturën e vendit tuaj.

  1. Duhet t’i drejtoheni gjithmonë me “Madhëria juaj”

Përveç kodit të veshjes dhe atij të sjelljes, të ftuarit që kanë nderin të takohen për herë të parë me të duhet të respektojnë edhe një kod gjuhësor specifik. Nuk duhet të përdorni kurrsesi shprehi afrimiteti, pseudonime apo hiperbolizime boshe.

  1. Nuk duhet të hani i pari

“Ora e çajit” është pjesë shumë e rëndësishme e kulturës angleze, kështu që nuk mund ta shmangni në takimin me Mbretëreshën. Por, mos e çoni kurrë ndërmend ta pini me një frymë. Përpiquni të mbani nën kontroll urinë dhe të mos prekni asgjë pa vendosur Mbretëresha.

Share This Article
4 Comments
  • qe nga revolucioni franez : “liberte egalite fraternite “. (ne fakt zbatimi praktik i THENIES se KRISHTIT : “duaje tjetrin si vetja”) ; RREZOHEN te gjitha MITET, mbi maredhenjet midis NJEREZVE ne kete BOTE….keshtu qe…perrallat me mret ….jane per budallenjte dhe…MASKARENJTE . ….PS. e di qe kete koment ja kam bere njerezve qe jetojne ne ..,,çmendine, por dhe pa e thene, s’mund te ..duroj dote .

  • qenka si Berisha, po ky ia kalon, se perveç ketyre 5 gjerave qe s’i duron edhe ai, e gjashta eshte se s’duron dot pordhet e “kolegeve”, do pyetur “kolegia” Duma per verifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *