Mesatarja e gjimnazit dhe ajo e lëndëve preferenciale janë dy kriteret që do të zbatohen për përzgjedhjen e maturantëve fitues që mund të vijojnë studimet e larta në degën e Drejtësisë për vitin e ri akademik 2018-2019.
“Krahas ndikimit të mesatares së shkollës së mesme, autoritetet e Fakultetit të Drejtësisë kanë detajuar tashmë edhe 5 lëndët preferenciale, të cilat ju shtojnë shanset për të qenë fitues në këtë degë”, shkruan Dita.
Kriteri 1
Nota mesatare e përgjithshme e gjimnazit (llogaritet si mesatare e thjeshtë), e cila përbëhet nga nota mesatare e të gjitha viteve të shkollës së mesme, përfshirë edhe notat e provimeve të Maturës Shtetërore 2018, të cilat përbëjnë 50 për qind të vlerësimit në përzgjedhjen e fituesve.
Kriteri 2
Nota mesatare e lëndëve preferenciale po ashtu përfshin 50 për qind të vlerësimit në shpalljen e fituesve të rinj.
Këto lëndë janë:
- Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
- Histori
- Qytetari
- Ekonomi
- Gjuhë e Huaj (e parë)
p.k/dita
