Njihuni me anijen luftarake më të madhe në botë (Foto)

Elton Tafaruci

Kjo është luftanija më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë. Për ndërtimin e saj janë dashur plot 12.9 miliardë dollarë. Aeroplanmbajtësja pritet të bashkohet me flotën e marinës amerikane në shtator të këtij, thotë një zyrtar i Marinës.

Aeroplanmbajtësja e quajtur USS Gerald R. Ford (CVN 78) është e gjatë rreth 1100 këmbë, dhe e gatshme të mbajë deri në 100 mijë ton.

Anija do të lundrojë në det gjatë muajit korrik dhe dy muaj më vonë do t’i bashkohet marinës. Anija mban emrin e Presidentit të 38-të të ShBA-ve, i cili shërbeu në bordin e “USS Monterey” gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një tjetër transportues i tillë i klasit Ford është në ndërtim dhe do të mbajë emrin e USS John F. Kennedy, ndërsa është planifikuar të nisë udhëtimet në vitin 2020. Deri në muajin mars, është ndërtuar 18% e anijes në fjalë.  Ndërkohë që transportuesi i tretë “Ford- Class” do të nisë të ndërtohet në vitin 2018.

Senati amerikan ka miratuar fondet për Marinën në 5 vitet e ardhshme, fond i cili kalon shifrën prej 81.3 miliardë dollarë, ku janë parashikuar të ndërtohen 38 anije lufte. Në këtë plan janë parashikuar të ndërtohen edhe 9 nëndetëse “Virginia-Class”, si dhe anije të tjera më të vogla. Qëllimi i ushtrisë amerikane është që duke nisur nga viti 1921, Marina të ketë gjithsej 308 anije.

150616060515-3-carriers-san-diego-exlarge-169

150824105214-uss-john-f-kennedy-cvn-79-exlarge-169

150904192528-eisenhower-sea-trials-exlarge-169

131108093234-gerald-r-ford-aircraft-carrier-horizontal-large-gallery-1

151218105106-uss-truman-suez-friendship-bridge-exlarge-169

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *