Në Oqeanin Indian ekziston një ishull që quhet ishulli i Krishtlindjeve.
Ky ishull është emëruar kështu pasi toka e tij mbulohet nga miliona gaforre me ngjyrë të kuqe.
Sezoni “i kuq” është zakonisht në fund të tetorit, në fillim të nëntorit dhe zgjat 18 ditë rresht. Në këtë periudhë, gaforret çelin vezët e tyre.
Mendohet se ishulli i Krishtlindjeve ka 2 mijë njerëz, të cilët bëjnë gjithçka që munden për t’i mbrojtur gaforret nga çdo rrezik që i kanoset.
Ky ishull i ka të gjitha karakteristikat e një vendi tropikal: zogj ekzotikë, oqean me ngjyrë të kaltër, plazhe të virgjëra dhe florë të pasur.
s.a/dita
