Njihuni me kafen që ju mban zgjuar për 3 ditë rresht

Ornela

Kafeja “Mashable”, është më e forta në botë, ecila ka ekuivalenten e 4 kafeve ekspres dhe 8 kuba me kafe të akullt, që secila është si të pish 2 kafe ekspres.

Kjo kafe ka 5 gramë kafeinë ose 80 herë më shumë sesa kafetë e tjera. Për ta pasur më të qartë se sa e fortë është kjo pije, duhet të dini se 10 gramë kafeinë konsiderohet një sasi vdekjeprurëse.

Steve Bennington, pronari i kafenesë ku shërbehet kjo kafe (Viscous Coffee), thotë se bëhet fjalë për një pije që duhet konsumuar shumë ngadalë, përgjatë disa orëve ose edhe ditëve. Kafeja është ideuar për një infermiere që duhet të rrinte zgjuar për turnin e tretë. Pasi e piu këtë kafe, ndenji zgjuar 3 ditë rresht.

Sigurisht që një pije e tillë është e rrezikshme, sidomos për ata që kanë probleme shëndetësore.

Menuja e kafenesë paralajmëron të gjithë ata që kanë tension të lartë ose probleme me zemrën që të mendohen dy herë para se ta porosisin.

Rekomandohet që një person të mos marrë më shumë se 200 mg kafeinë në ditë.

Share This Article
2 Comments
  • “Rekomandohet që një person të mos marrë më shumë se 200 mg kafeinë në ditë.”
    një ekspres 25ml përmban nga 25-30,një kafe 125ml përmban 80-120 ml kafeinë!!
    pra rekomandohet të pihen jo më shumë se 2-3 kafe ose 7-9 ekspreso??
    ndoshta është e drejtë,ndoshta është mesatarja e këshillueshme,por që normalisht kalohet shumë më tepër!!

    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

    « Back

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *