Një lloj i riu miu është zbuluar së fundi në pyjet e lagësht të Indonezisë.
Specia në fjalë e quajtur me emrin shkencor “Hyorhinomys stuempkei hog-nosed rat”, u zbulua nga një grup shkencëtarësh që kryejnë kërkime në këtë zonë.
Sipas tyre, specia ka karakteristika të dallueshme dhe unike, duke e bërë të pazakontë krahasuar me minjtë e tjerë.
Pesë brejtës të tjerë u zbuluan në ishullin Sulawesi më herët, gjatë muajit janar prej hulumtuesve nga Australia, Indonezia dhe SHBA-ja.
“Ne ishim në një mision studimor në malet e largëta në zonë, për të vënë re ndryshimet e evolucionit midis Azisë dhe Australisë,” tha kuratori i muzeut të gjitarëve në Victoria, Kevin Rowe, citon BBC-ja.
Ai shpjegoi se kishin vënë disa kurthe gjatë natës për të kapur disa kafshë, ndërkohë që në to kishte rënë edhe ky gjitar i ri.
Ai shtoi se asgjë nuk dihet për këta minj dhe se si janë shpërndarë ata nëpër pyjet e Indonezisë. /Dita/
Fiks si Baba Taku qenka.
Paska ikur Erjon Brace e qenka bere mi.
Saleh haleja me Zen Bashovicin