Nga një foto e postuar në rrjetet sociale, dallohet mjaft lehtë se bukuroshja Argjentina Ramosaj është një kopje e mamasë së saj. Pavarësisht viteve, mamaja e Argjentinës nuk të tregon moshën reale. Përkundrazi, me hiret e saj konkurron bindshëm edhe vajzat e reja. Ajo është Suzana Mushkolaj, me një veshje tepër të rafinuar dhe që me punën e saj si fotografe kërkon të promovojë bukuritë natyrore të Shqipërisë.
