Njihuni me peshkun fluturues

DITA Online

 

Ky lloj peshku fluturon mbi ujë si një zog i vërtetë. Emri i tij na bën të kuptojmë se është unik në llojin e tij.

Ky peshk fluturon nga një vend në një tjetër, zakonisht për të shpëtuar nga grabitqarët.

Por si fluturon ai?

Në trupin e tij ka disa pendë të ngjashme me ato të zogjve falë së cilave ngrihet në ajër. Për të dalë nga uji ky peshk tund bishtin rreth 70 herë në sekondë. Sapo del përplas krahët për të vazhduar më tej. Për t’u kthyer në ujë ai thjesht mbledh krahët dhe zhytet. Për të ndërruar drejtimin ai ul bishtin në ujë dhe e lëviz atë sipas drejtimit që dëshiron.

Ku gjendet ky peshk?

Peshku fluturues jeton në oqeane, në fakt në ujërat rrotull tij pasi zakonisht kërkon ujë me temperaturë pak më të ngrohtë. Thuhet që ishujt Barbados janë vendlindja e tij, madje edhe sot gjendet në ato anë. Por kohët e fundit mendohet se kanë migruar, pasi janë gjetur të tillë edhe në ujërat e Venezuelës. Në Barbados ky peshk është kthyer në krenarinë e këtij vendi, madje në disa monedha e gjejmë të vizatuar me gjithë krahë. Ky peshk ka luajtur një rol të rëndësishëm në turizmin e këtij vendi.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *