Njihuni me serbin e dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët

Bora Basholli

Mediat kosovare e quajnë “serbi që dashuron Kosovën dhe popullin shqiptar”.

Tingëllon pak çuditshëm lidhur edhe me tensionet e mëdha që ka prej një kohe të gjatë mes dy vendeve, por është e vërtetë.

Tomislav Perusic është i riu nga Beogradi i cili prej disa vitesh e ndan jetën e tij mes kryeqytetit serb dhe atij kosovar

Dashurinë për këtë vend që shihet me aq skepticizëm në vendlindjet e vet, i riu e ka ripohuar se fundi për emisionin: #gjesi në T7.

Shqiptarët në përgjithësi nuk janë të këqij dhe nuk e kanë për traditë ti bëjnë dëm dikujt”!– tha Perusic.

Perusic studion gjuhën shqipe dhe e ka zgjedhur qëllimisht një degë të tillë sepse sic pohon dhe vetë, ka dashur t’i njohë më mirë shqiptarët. Por nuk e ka pasur të lehtë me përzgjedhjen e bërë; ky vendim i tij i ka sjellë mjaft paragjykime sidomos nga miqtë e koleget, ndërsa ka pasur një mbështetje ngurruese nga familja. E ëma e tij është serbe dhe babai kroato-hungarez.

Unë vij nga Vojvodina-Subotica dhe atje është rrafshine, nuk ka male dhe për këtë më tërheqin malet e lumenjtë, që ka në Kosovë dhe Serbi, sidomos malet e Sharrit, e Bjeshkët e Nemuna”, vazhdoi Perusic.

I riu nuk është mjaftuar me mësimin e shqipes; ai del hapur si përkrahës i shqiptarëve duke vendosur në dhomën e vet flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, shkruan TCH.

E nisur nga të gjitha këto, nuk është çudi që djaloshi serb e konsideron një fyerje shumë të rëndë deklaratën e kryeministres Ana Brnabic që i quajti shqiptarët e kosovës “njerëz të zbritur nga mali”.

“Ajo ka dashur të tregojë se shqiptarët janë primitiv, por është gabim; unë kam vënë re se janë shumë të qetë, kanë durim, dhe nëse tregon respekt, do te marrësh respekt prej tyre”– përfundoi serbi.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Mos na cani trapin me lajme te tilla si kohe me pare ku studente shqiptar kishin pare qe ne beograd kishte rruge me emrin shkodra por askush nuk u interesua pse ky emer
    Pra ishte pse na donin apo kishte te bente me triumfin e tyre per rrethimin e shkodres
    Asnje halabak gazete nuk tha pse emri i rruges shkodra ne beograd
    Ashtu dhe ky tipi ose eshte hungarez e nuk ka urrejtjen serbe ose eshte spiun

  • Gjitha debatet dhe komentet per Serbine dhe serbet behen per arsye te politikes antishqiptare shtetrore serbe qe ajo ka ndjekur nga shkll. i 19 e deri sot. dhe nuk behen per arsye te qytetareve te rendomt , nji studenti apo edhe nji akademiku ise shkencetari serb , nuk behen devate as per popullin serb . Ketu duhet pare dallimin dhe jo keto dy kuptime te nderlidhen
    Psh. ne qender te Beogradit pra ne
    rr. Terazije eshte i ndertuar nji pallat
    15 katesh me emrin ” pallati Albanija ” ose , rr. ” Koci Xoxe ” etj etj qe ne Bg ka shume emertime me dmth. shqipta
    Dhe , gjitha keto emertime shqiptare kane te bejne me politiken shtetrore serbe dhe jo me qytetaret e rendomt serb , ato jane tregues i pretrndimeve hegjemoniste te shtetit serb ndaj teritoreve shqiptare .
    Keto dhe shume fakte tjera autoriteteve serbe ua kishte thene ne gazeten e tij ” fjala letrare ” ( knjizevna rec ) kryetari i partise socialdemokrate serbe i kohes se Mbreterise serbe , Dimitrije Tucoviq . Ai ne gazeten e tije kishte pershkruar gjitha mizorite dhe krimet e soldateskes serbe kunder popullates se pambrojtur shqiptare , kishte pershkruar holkesishte raste renqethese si hedhjen te gjalle ne shtepi te djeruara te grave , pleqeve dhe femijve shqiptar , nguljen e shqiptareve te gjalle ne huj etj etj , per te shkaktuar tmerr dhe deturuarcara ti braktisin shtepite dhe vendin e tyre , Tucoviq u kishte thene ne gazeten e tij autoriteteve zyrtare serbe se ” Serbija nuk ka patur aspak nevoje te ia hedhte vehtes nji lak ne fyt ” ( e kishte fjalen pet Kosoven ) ose , ” Serbise nuk i duhet ky gur i mullirit mbi supe ”
    Per keto shkrime te tij , Tucoviq ishte mobilizuar dhuneshem nga autoritetet ushtarake serbe dhe ishte derguar ne vijat e para te frontit. Nji plumb e kishte kape ne xhepin e eperm te kemishes ushtarake duke ia shqyer ate por edhe duke ia be cope e grime ditarin e tij dhe zemren ku ai pershkruante tmerret e ushttise serbe ndaje shqiptareve., vandalizmin dhe plackitjen e pasurise se shqiptareve nga ushtaret serb etj Pikrishte per kete arsye autoritetet serbe u tallen me te duke e vrare per se dyti kurr ia ngriten nji lapidar perballe hotelit ” Sllavija ” ne Beograd mu ne mes te nji retherrotullimi qellimishte qe qytetaret serb per arsye te rezikimit te jetes se tyre nga shpejtesija e automjeteve ishin dhe jane edhe sot re privuar dhe nuk munden me i vendos prane permendores as edhe nji buqete lule
    Me fjale tjera , nepermes ketij shembullibdesha rd skjartoje se politika shtetrore serbe eshte dicka tjeter , kunder shqiptareve ne vecanti sepse qellimet serbo – ruse kure nuk jane shuar ne daljen e shtetit serb ne brigjet e detit Adriatik shqiptar por edhe autoriteteve te KOS ( Kishes Ortodokse Serbe ) e cila ka qene dhe eshte nxitesja dhe frymezimi me i madh i hegjeminizmit serbimadh
    Qytetaret dhe populli serb per arsyet qe u permenden, pretendimeve hegjemoniste te shtetit serb dhe grabitjes se teritoreve shqiptare gjithmon kane jetuar ne mjerim te skajeshem. Ky mjerim verehet edhe sot kur nji i huaj pershkon rruget dhe teritorin e Serbise

  • T7 me sa di është e Buzhalajve ata nëse kan nevoj edhe ma tutje pēr dashuri serbi shqiptarët nuk kan nevoj përveq respektit fqinjësor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *