Evropiani ka mbaruar për Shqipërinë, por mediat e huaja vazhdojnë jehonën.
Pas ESPN, që vlerësoi futbollistin Ledian Memushaj, edhe Sports Nova thotë se ai ishte një nga pesë futbollistët e padëgjuar më parë, që la gjurmë në këtë Evropian.
Duke shkruar për futbollistin e Peskarës, faqja thekson: “Shqipëria, sidomos Ledian Memushaj, dha një performancë prej luani gjatë turneut”.
“Memushaj është një mesfushor që ka kreatvitet, por edhe sens të fortë pozicionimi. Memushaj është 29 vjeç, por ende shpreson se mund të bashkohet me një klub më të mirë pas performancës së bukur në Evropian”.
