Dukej e pabesueshme që Angelina Jolie, kishte pranuar të ishte në një reklamë të buzëkuqëve të markës së Kaylie Janner, por shpjet u zbuluar se ishte thjesht një vajzë, që i ngjante tmerrësisht shumë.
Vajza në fjalë që po konsiderohet nga media si sozia e Jolie, është një modele 21-vjeçare e quajtur Mara Teigen
Ajo është një modele profesioniste dhe për bukurinë e saj, shumë të përafërt me yllin e Hollywood-it, është zgjedhur për të qenë pjesë e këtij publiciteti.
Ashtu si Jolie, ajo ka buzë të plota mishtore, sy ngjyrë blu dhe qerpikë të gjatë.
Shumë nga komentuesit që kanë parë reklamën, janë shprehur se ajo duket si Angelina Jolie në moshë të hershme.




