Njihuni me vendin e parë në Europë që ka rritjen më të shpejt të rasteve të COVID-19

time

Ditën e sotme, Republika Çeke raportoi për një rekord të ri rastesh nga COVID-19 të regjistruara brenda një dite.

Sakaq, të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë treguan për 4,457 raste të reja dhe shifra e tejkalon rekordin e mëparshëm prej 3794 rastesh dhe e çon në 90,022 numrin e përgjithshëm të të infektuarve  dhe numri i përgjithshëm i viktimave është 794.

Ndërkohë, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, rritja e numrit të rasteve në Çeki është më e shpejta në Europë ku gjatë dy javëve të fundit, Çekia ka raportuar 3268 raste në 100,000 banorë, duke e tejkaluar për herë të parë Spanjën, me 3024 raste në 100,000 banorë.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *