Goli i Lionel Messit shënuar ndaj Olympiacos të mërkurën, në fitoren 3-1, ndeshje e vlefshme për grupet e Champions League, ka Barcelona regjistroi suksesin e tretë radhazi, ishte i 100-i në garat europiane.
https://www.youtube.com/watch?v=NLoH7zXi7c0
Sulmuesi argjentinas i Barcelonas ka shënuar 97 gola në Champions League dhe tre në Superkupën e Europës.
Po cilët janë skuadrat që u ka shënuar më shumë gola Messi?
“Viktima” më e preferuar e Leo Messit është Arsenal, të cilit i ka shënuar 9 gola, ndërsa në vendin e dytë renditet Milan dhe Celtic me nga 8 gola.
Pas tyre vijnë Manchester City dhe Ajax me nga 6 gola.
Më shumë gola se Messi në Europë ka vetëm Cristiano Ronaldo, i cili në total ka shënuar 113 gola, por ai nuk i ka shënuar 9 gola ndonjë skuadre.
