Njoftim i çuditshëm i bashkisë së Sarandës: Po ju kapëm bagëti jashtë stalle do i therim

Gazeta Dita

Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, bashkia e Sarandës njofton të gjithë banorët e Sarandës dhe Ksamilit se bashkia do ndërmarrë masa për ata që mbarështojnë bagëti në këto territore, duke ndarë sipas saj turizmin nga bagëtitë.

Bashkia paralajmëron se nëse bagëtitë kapen jashtë regjimit stallor do cohën në thertore.

Njoftimi i plotë i bashkisë Sarandë: 

Njoftohen të gjithë qytetarët, banorë të Sarandës dhe Ksamilit, që mbarështojnë bagëti në këto territore, se Bashkia do të ndërmarrë veprime me tolerancë zero në zbatim të ligjit, për të ndarë përfundimisht turizmin nga bagëtitë.

Në çdo rast që do të kapen të imta dhe gjedhë jashtë regjimit stallor, në qendrat e banuara te këtyre territoreve, ato do të përfundojnë në thertore dhe mishi i tyre do të jepet për konsum falas në institucione sociale etj.

Është hera e fundit që mbarështuesit e bagëtive të imta apo gjedhë, porositen t’i mbajnë në regjim stallor, ose t’i tregtojnë ato apo t’i therin dhe t’i konsumojnë vetë, përpara se të sekuestrohen dhe çohen në thertore.
BASHKIA SARANDË
r5tghnb

Share This Article
2 Comments
  • Me bageti ,bashkia ka parasysh kafshet shtepijake dhe per kete ka te drejte , se nuk mud te kullosin kafshet ne lulishtet e qytetit!Por me qene se per kafshet shtepijake ,paska vendosur qe ti theri , ne qofte se gjenden neper qytet , per qente , qe edhe keta jane kafshe shtepijake cfar ka vendosur!?Kjo vlen edhe per qytetet e tjera te shqiperise por sidomos per Tiranen .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *