NJOFTIM / Shëndetësia: Nxënësit e ciklit 9-vjeçar, detyrim mbajtjen e maskës në shkollë

Arta Taja

Në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u tha se maskat do të jenë të detyrueshme edhe në shkolla, për mësuesit, të gjithë personelin, si dhe nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar.

Ndërkohë, për nxënësit e ciklit të ulët maska në klasë është e rekomandueshme, ndërsa është e detyrueshme në të gjitha ambientet e tjera të shkollës.

Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve detyrimin për zbatimin e karantinës në rast se jeni të prekur nga COVID-19.

Ndërkohë, më herët sot kryeministri Rama foli për vitin e ri shkollor, duke dhënë detaje se si do të zhvillohet në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

 

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *