Njohja reciproke e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Hungari do të mund të bëhet realitet shumë shpejt falë zbatimit të marrëvëshjes për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Hungarisë, e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin nr. 151/2015, datë 21.12.2015.
Në këtë kuadër, nga data 07-11 Mars 2016, në ambjentet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore u zhvillua raundi i negociatave ndërmjet delegacionit të Shqipërisë dhe delegacionit të Hungarisë, për diskutimin dhe përcaktimin e formularëve që do të shërbejnë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të mundësohet njohja dhe mbrojtja e kontributeve të sigurimeve shoqërore të derdhura nga qytetarët shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Republikën e Hungarisë dhe anasjelltas, në mënyrë që asnjë kontribut i tyre të mos humbasë, por të merret në konsideratë në llogaritjen e vjetërsisë në punë për efekt pensioni.
