Njolla diellore, sa gjashtëfishi i Tokës

anazapta

Një njollë gjigante është shfaqur ditët e fundit në sipërfaqen e Diellit. Njolla e zezë ka gjashtëfishin e masës së Tokës dhe është rritur me një shpejtësi rekord, brenda 48 orëve. Ajo është fotografuar nga Observatori Diellor SDO i NASA-s. Shkencëtarët thonë se njolla është zhvilluar në mënyrë të menjëhershme, por përmasat e saj të sakta është e vështirë të përllogariten, për shkak të vendosjes në një sipërfaqe sferike dhe jo të sheshtë. Njollat diellore shfaqen për shkak të ndryshimeve të fushave magnetike në sipërfaqen e Diellit.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *