Dalja e njollave dhe gungave të kuqërremta në lëkurë janë simptoma të cilat tregojnë praninë e sëmundjes e cila njihet ndryshe si urtikarie. Mjekja Ilda Xhelili, tregon se emërtimi i kësaj sëmundje rrjedh nga termi latin “Urtica” që do të thotë “hithër”, pra që djeg si hithër. Klinikisht prezantohet me një skuqje të lëkurës, e ngritur në formën e gungave, e shpërndarë në të gjitha zonat e trupit pa preferenca të caktuara. Urtikariet kanë kohëzgjatje të ndryshme. Shumica e tyre zgjasin më pak se gjashtë javë (edhe pak ditë ose vetëm 24-48 orë) dhe këto quhen urtikarie akute. Përgjithësisht këto lloj urtikariesh janë me shkaktarë alergjikë. Ndërsa, kur ato zgjasin më shumë se gjashtë javë, klasifikohen si urtikarie kronike. Shumica e urtikarieve kronike janë me origjinë të panjohur (idiopatike). Në rreth 30-40 për qind të urtikarieve kronike, shkaktari më i shpeshtë mbetet një sëmundje autoimune.
Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të shfaqjes së urtikarieve?
Ndër shkaktarët më të shpeshtë renditen medikamentet e ndryshme si për shembull penicilina, aspirina, baktrina, ibuprofeni, etj. Reaksionet alergjike që shfaqen pas marrjes së këtyre medikamenteve, shpesh herë paraqiten edhe në format e tyre të rënda, apo edhe me pasoja për jetën (për shembull penicilina). Urtikariet mund të jenë pasojë e infeksioneve të ndryshme parazitare si për shembull askaridet, oksiuret, lambliaza, etj. Ato mund të shfaqen edhe si rezultat i kontaktit të lëkurës ose avujve të substancave të shumta kimike (për shembull detergjentet e ndryshëm). Në këto raste, reagimi i lëkurës zakonisht bëhet i qartë menjëherë pas kontaktit dhe fillimisht shfaqet kruarja (pruritus) dhe përgjithësisht zhduket brenda 30 minutave. Përveç urtikarieve klasike, mjaft specifike në këto raste është edhe dermografizmi i lëkurës, (vizatim i shprehur i lëkurës) në terren të një skuqjeje të lehtë të saj, por që nuk kruhet. Kjo ndodh shpesh në lëkurat që janë shumë të ndjeshme.
Shpesh thuhet se edhe shtypja që bëhet në zona të ndryshme të trupit ndikon në shfaqjen e urtikarieve. Si ndikon kjo gjë?
Një shkaktar tjetër i kësaj patologjie është edhe shtypja, presioni që mund të ushtrohet në zona të ndryshme të trupit. Kjo mund të vijë për shembull nga veshjet e ngushta, të shtrënguara, rripat, mbështetja e këmbëve, duarve mbi objekte të forta. Zonat më të prekura janë duart, këmbët, trungu, të ndenjurat dhe barku. Megjithatë, kjo nuk hyn në format që prezantohen më shpesh.
Po ushtrimet fizike dhe dielli a ndikojnë ?
Një lloj tjetër të urtikarieve janë ato që shkaktohen nga ngjarje të tilla, si për shembull pas ushtrimeve fizike, djersitjes së shtuar, pas dushit, pas banjave të diellit apo edhe pas një stresi të fortë emocional. Në këtë rast, urtikariet janë si pulla. Reagime me urtikarie mund të shihen edhe pas ekspozimit në ambiente të ftohta, me erë, me shi apo edhe pas zhytjeve në ujë të ftohtë kemi reagime shumë të ashpra shoqëruar me ulje të tensionit të gjakut, vilani, zalisje, deri në gjendje shoku. Shumë e zakonshme është edhe urtikaria që shfaqet pas ekspozimit në diell. Kjo bëhet e qartë brenda pak minutave të ekspozimit në diell dhe shfaqet në fytyrë, duar, këmbë dhe qafe. Zakonisht nuk zgjat më shumë se 24 orë.
Por cilat janë shenjat më të zakonshme klinike?
Atëherë, siç e theksova edhe më lart, kemi shfaqjen e pufkave, zonave të ngritura mbi lëkurë, rrethuar nga një bazë e kuqe që shfaqen kudo në sipërfaqen e lëkurës. Nëse kjo, përveç shkaktarëve alergjikë shoqërohet edhe me situatën e infeksionit, atëherë kemi edhe rrjedhje lëngu nga shtresa më të thella se sipërfaqja e lëkurës. Këto mund të shoqërohen edhe me ënjtje (edema) që janë të dhimbshme apo edhe të mavijosura. Po ashtu kemi edhe dermografizmin e lëkurës (vizitimi i shprehur i saj ), i cili shfaqet në lëkura të ndjeshme.
Ç’mund të bëjmë për të reduktuar ndërlikimet
- Urtikaria kronike mund të jetë e vështirë për t’u trajtuar. Ato kërkojnë medikamente të zgjedhura, të cilat duhet të përcaktohen me kujdes nga mjeku specialist dermatolog.
- Vështirësia e trajtimit qëndron në faktin sepse simptomat janë shpesh idiopatike (me origjinë të panjohur). Nëse shkaktari identifikohet, atëherë bëni kujdes për të mënjanuar sa të jetë e mundur ekspozimin ndaj tij. Mjekimet që përdoren mund të jenë orale (nga goja) ose lokale (në formën e pomadave).
- Gjatë verës rekomandohet që të vishni tesha të lehta, të lirshme e të pambukta (jo sintetike dhe që ju shtrëngojnë). Pas djersitjeve bëni banja me ujë të vakët (as të nxehtë dhe as të ftohë) sepse djersitja është një faktor që rrit alergjizimin e lëkurës, sidomos në lëkurat e ndjeshme dhe delikate.
- Evitoni daljen në diell në orët e pikut dhe kurdo që të dilni përdorni kremra me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve ultraviolet. Përdorni kapele, syze, çadra mbrojtëse, si edhe vishni tesha me ngjyra të çelëta (ngjyrat e errëta i përthithin më shumë rrezet e diellit).
- Në stinën e dimrit shmangni daljen në temperaturat e ftohta dhe dëborën.
- Mundohuni të jeni të qetë dhe larg emocioneve të forta.
- Bëni kujdes me ushqyerjen. Kujdes me ushqimet pikante, fastfudet, yndyrat e tepërta dhe të skuqurat. Konsumoni sa më shumë lëngje dhe ujë, sidomos në stinën e verës sepse ndihmon shumë në hidratimin e lëkurës tuaj dhe në rigjenerimin e saj.

pershendetje mu mu kan bo do puqrra te kuqe ne kok prej qka mund ndodh kjo jon kshtu si lytha amo te kuqe
Ju lutem me ktheni prgj.u bera dy muaj qe me fryhet buza koka .dhe ne trop me behet sikor te pickon mushkonja pastaj hapen me qindra.kam ber a alizen mka dal lambia.
Pershendetje suzana ju lutem mund te me thuash nese gjete zgjidhje sepse besoj se kemi te njejtin problem dhe mua me fryhet buza ndonje here dhe kanali tretes i ushqimit ndonjhere kam problem. Mua mjeket ma kan diagnostikuar ai urtikarie por deri tani po persor mjekime qe mesa duket spo japin rezultat. Lambia cfare eshte?
Suzana pershendetje te lutem mund te me thuash se cfare simptomash te tjera ke pervec fryerjes se buzws dhe kokes sepse dhe une e kam kete gje
Jam nji 62 vjeqar dhe kam problem me kambet me jan skuqur kan dal disa njolla te kuqe per dor ilaqe per zemer se jam me koronarae ne zemer dhe kam ilace a thu vall asperina me ben alergji ju lutem me ndihmoni me ktheni nji pergjigje
Kush perdoret per sherimin e urtikaries.ME shume fenkaroli apo ranitidina
Pershendetje. Me ka dal tip gunge ne kok midis veshit dhe syrit ne krah te majt ka gati dy dit e kruajta dhe mu fry ,a thua mund ta kem pizmatu apo esht alergjike ,faleminderit
Pershendetje goces mu kan dal ca gugnga te vogla ne koke qe shoqerohen me kruajtje pastaj me skuqje te saj e ne fund aro behen me qelb kullon qelbi ..dhe ne trup eshte bere sikur e ka kafshuar miskonja …asnjehere nuk eshte bere keshtu prej miskonjes …cfar mund te jete kjo