Nobeli për Handke, jep dorëheqjen anëtarja e Komitetit të Çmimit Nobel për Letërsi

Ornela

Anëtarja e Komitetit të Çmimit Nobel për Letërsi, Gun-Britt Sundstrom ka dhënë dorëheqjen, pjesërisht edhe për shkak të çmimit Nobel për shkrimtarin austriak, Peter Handke, në muajin tetor.

Sundstrom tha se largohet nga Komiteti i Nobelit i Akademisë së Suedisë, ku kanë qenë e emëruar si anëtare e jashtme, kryesisht për Nobelin e vitit 2019 për Handke.

Sundstrom tha se ishte kundër qëndrimit se “letërsia është mbi politikën” – një referencë kjo për polemikat rreth Handkes.

Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe me gjerë, për shkak të mbështetjes së zëshme për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • CMIMI NOBEL dhe motivet politike
    Një historian shqiptar, “me nam”, para do ditësh na “ngushëlloi” neve shqiptarëve se përbindëshi Handke qenkësh nderuar bazuar “në vlerat letrare të shkrimeve të tija”(!)
    Ky është një shembull indoktrinimi (shkollor) për kriteret e Cmimit Nobel.
    Cili është aspekti themelor filozofik i artit? Është, me një fjalë, humanizmi i artistikuar, ose humanizmi art, jo humanizmi i pamfletuar për të arritur në trazimin e emocioneve të përshkuara me fije intelekti.
    Akordimi i këtij Cmimi, jo rrallë ka nëntone politike, dhe, si në këtë rast, merr ngjyrime të një logjike surrealiste politike.
    Po të jem idiot, do ta kisha lehtë të prpozoja,ose po të gjykoja nga perspektiva e Komitetit Nobel, do arsyetoja se Cmimin Nobel për Paqë do ia akordonim përbindëshit norvegjez që do vite më parë vrau me dhjetëra të rinj për pikë qejfi, por me në MOTIV POLITIK për një NORVEGJI e EVROPË, pos të tjerëve, edhe pa SHQIPTARË.
    Andric, Daniel FO, Handke dhe historiani shqiptar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *