Gazeta e madhe kiliane ‘La Tercera’ botoi pardje, më 4 tetor, një shkrim të gjatë dhe të argumentuar për laureatët e mundshëm të Nobelit për letërsinë për këtë vit. Kritikë dhe shkrimtarë botërorë shprehen aty për trofeun e Nobelit, që shpallet të enjten e ardhshme. Midis të preferuarve, emrat më të përmendur janë shqiptari Ismail Kadare, amerikani Philip Roth dhe japonezi Murakami.
Pas nominimit që revista e famshme amerikane “World Literature Today” bëri në 14 gusht të këtij viti, kur botoi shkrimin argumentues “Pse Kadare duhet ta fitoje Çmimin ‘Nobel’ për letërsinë më 2013’, ky është lajmi tjetër i rëndësishëm që vjen nga kontinenti amerikan, më saktë nga Santiago në Amerikën jugore, i cili kumton të parin emrin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Mandej vijnë Filip Roth nga Shtetet e Bashkuara dhe Murakami nga Japonia.
Afro dy muaj para shpalljes së fituesve, Kadare ishte i pari emër që u shqiptua për çmimin Nobel për këtë vit. Vlen të theksohet fakti se propozimi për Kadarenë për Nobelin e këtij viti vjen nga kritika amerikane, nga ajo e Veriut dhe e Jugut. Kjo është mjaft domethënëse.
Gazeta kiliane, duke folur për kandidatët e këtij viti, shkruante ndër të tjera: “Ngjante si një shaka. Vitin e shkuar, shkrimtari kinez Mo Yan mori Çmimin Nobel për letërsinë dhe shitësit e librave mblodhën supet. Mo Yan, kush është ky? Dekadën e fundit, Çmimi Nobel në vitin 2010 për Mario Vargas Llosa-n ishte ai më i afërti për një vepër të njohur. J. M. Le Clezio (Nobel 2008), Herta Muller (2009) dhe Transtromer (2011) ishin emra të vështirë për t’u shqiptuar dhe librat e tyre të vështirë për t’u gjetur. Pas marrjes së çmimit, veprat e tyre filluan të botoheshin dhe, të paktën, u kuptua se Çmimi Nobel ka një efekt komercial: ndihmon që laureatët e tij të shiten”.

Por përtej kësaj, Çmimi Nobel, që është ndoshta çmimi më i madh në botën e letërsisë, çmim që është dhënë duke filluar nga viti 1901 nga Akademia Suedeze, e ka humbur njëfarësoj relevancën e vet. Kritikat përsëriten para zgjedhjes së laureatit të ri, i cili do të shpallet javën që vjen, sipas traditës së dhënies së lajmit nga Stokholmi të enjten e dytë të tetorit.
Faktori gjeopolitik është një nga kritikat më të shpeshta: Vargas Llosa e mori çmimin 20 vjet pas meksikanit Octavio Paz. A do të duhet të kalojnë dy dekada të tjera që një shkrimtar latino-amerikan të marrë çmimin? Komponenti ideologjik është një tjetër faktor: Kritiku Harold Bloom ka thënë se Philip Roth (1933), i cili nuk botoi më pasi kishte shkruar 31 vepra, dhe nuk do të botojë më, sepse është “shumë pak korrekt politikisht ndërsa Akademia është kaq korrekte politikisht, saqë ngjan e pamundur”. Në vitin 1993, Toni Morrison ishte autori i fundit që iu dha çmimi.
Kritiku i “The New Yorker”, James Wood, gjithashtu i ka hedhur “fishat e bastit të vet” për Kadarenë. Në librat e tij më të famshëm, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Nëntori i një kryeqyteti”, autori pasqyron kohërat e turbullta që përjetoi populli shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Më pëlqen për alegoritë e tij të errëta, zbavitëse, frikësuese dhe komplekse për efektet e deformimit të tiranisë së shtetit tek individi”, thotë Wood-i, i cili veçon titullin autobiografik “Kronikë në gur” (1970) të Kadaresë. “Është një tablo shumë e bukur e një qyteti shumëfetar të fëminisë së tij”, shton ai.

Në garë: Tre shkrimtarë, tre shtete apo tre kontinente?
Në renditjen e kryesuesve të garës së ‘Nobelit’ për këtë vit kemi si asnjëherë tjetër një garë shumë të fortë dhe gjithëpërfshirëse. Duke qenë një çmim planetar, tre emrat e nominuar nga gazeta amerikano-latine përfaqësojnë tre shtete: Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë. Mirëpo, përtej këtyre shteteve janë tre kontinente: Europa, Amerika dhe Azia. Është nder për ne që një shkrimtar i yni, përfaqëson në këtë kompeticion botëror, jo vetëm Shqipërinë, por edhe Europën. E fiton apo jo Ismal Kadare Nobelin, është tjetër çështje. Kjo është punë e Jurisë së Nobelit në Stokholm. Por edhe kjo renditje është mjaft domethënëse dhe duhet të na mbushë me krenari si shqiptarë. Pra më shumë se tre shkrimtarë dhe tre shtete, në garën e sivjetme janë tre kontinente. Është nder për letërsinë shqipe që shkrimtari ynë i famshëm e ka bërë vendin tonë të përmendet para Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë.
Fenomeni ‘Kadare’
Që Ismail Kadare është sërish një nga kandidatët më potencialë për ‘Nobelin” nuk përbën lajm. Shkrimtari ynë me famë botërore ka më shumë se një çerek shekulli që nominohet dhe përmendet ndër emrat më pretendues të çmimit. Që nuk e ka fituar këtë çmim,mund të radhiten shumë arsye, pavarësisht se askush nuk mund të thotë me saktësi arsyen e vërtetë. Fakt është që, duke u nisur nga përvoja botërore e nominimeve, Ismail Kadare përbën vërtet një histori më vete dhe të rrallë të këtij çmimi. Vështirë të gjesh në historinë e dhënies së këtij çmimi një shkrimtar tjetër që të jetë nominuar kaq shumë herë dhe t’i jetë afruar kaq shumë titullit.
Por rasti Kadare gjithsesi është krejt i veçantë nga emrat e tjerë. Dhe ja përse: Në historinë e Nobelit mund të gjenden emrat e dhjetëra shkrimtarëve të nominuar, madje dhe pranë laurimit, të cilët pasi kanë dështuar një apo dy herë, kanë zbritur shumë në listën përkatëse derisa janë harruar ose nuk janë nominuar më tej. Me Kadarenë ka ndodhur e kundërta. Jo vetëm që ai nuk është harruar, por janë shtuar ata që kërkojnë që shkrimtari ynë të laureohet dhe Kadare është ngjitur gjithnjë në renditje. Shumëkush ka arsyetimin e tij për këtë dukuri dhe mund ta argumentojë sipas mënyrës së vet.
Unë mendoj se qoftë dhe nominimi i një shkrimtari që vinte nga Shqipëria përbën një sukses. Mirëpo, kur ai u nominua për herë të parë dhe për shumë vite më pas, shkrimtari ynë ishte i njohur kryesisht në botën frankofone. Ndërsa dihet se një nga përparësitë e atyre që e kanë fituar çmimin e madh është njohja dhe botimi i tyre në botën anglishtfolëse. Shkrimtari ynë ka çarë me vonesë, por me një sukses të admirueshëm në botën anglofone, në Shtetet e Bashkuara, në Angli dhe më tej, vetëm këto 10-15 vitet e fundit. Me këtë unë lidh dukurinë që,në vend që Ismail Kadare të zbriste vende në klasifikimin e përgjithshëm, është ngjitur vazhdimisht, aq sa tani të renditet në krye të listës, para amerikanit Filip Roth dhe japonezit Murakama.
Të munguarit e mëdhenj
Kritika kryesore për Akademinë Suedeze, të përbërë nga 18 anëtarë të përjetshëm, ndër të tjera është se nuk ka nderuar figura kyçe të letrave, si Tolstoi, Prusti, Xhejms Xhojsi, Kafka, Nabokovi dhe Borgesi. “Tolstoi u skualifikua si pesimist”, tha Kjell Espmark, ish-kryetar i Komitetit për çmimin “Nobel”, në librin e tij “Çmimi Nobel për letërsinë” (2008). “Nëse nuk ia jepni kurrë çmimin Borgesit, atëherë nuk dua t’ia di fare se kush e merr çmimin Nobel”, thotë autori amerikan Francisco Goldman. Skepticizmi dhe pakënaqësia ndaj Akademisë shtohet.
Shqiptari Ismail Kadare dhe amerikani Cormac McCarthy janë të preferuarit e autorit salvadorian Horacio Castellanos Moya. “Megjithëse shumë të ndryshëm për nga tematika, që të dy kanë një vepër komplekse, që zbulon marrëdhëniet e ndërlikuara ndërmjet njerëzve. Secili nga të dy e meriton çmimin”, thotë ai.
Ndërsa Richard Ford dërgon vetëm një mesazh të shkurtër: “Kushdo që ta fitojë çmimin Nobel do të ketë një ditë të mirë. Për të gjithë kolegët e mi, një ditë e mirë është mjaft e rrallë”.
Dhe në rast se Kadare e fiton Nobelin, kam bindjen se askush nuk do të pyesë me habi: Kush është ky?!

Qeveria e zRama duhet urgjentisht ti kerkoje Akademise se Nobelit,qe shkrimtarit Kadare ti jepet cmimi qe i takon prej vitesh.do te ishte nje nder i madh per Shqiperine dhenia e ketij cmimi shkrimtarit tone te madh
Kurse une kam nje propozim tjeter per qeverine; te hape dosjet e sigurimit, te shohim nese Kadare eshte i paster, te kerkoj nga Moli – sic e therrisnin sigurimsat – qe te kerkoj falje per ate qe i beri Renatos dhe familjes se tij. Cmimi Nobel jepet jo se je shkrimtar i madh por per ndryshimet shoqerore qe shkrimtari sjell me penen e tij. JK Rowling sipas jush duhet te marre cmimin Nobel vetem pse ka shitur me shume libra nga te gjithe! Kadare mund te jete nje shkrimtar “i madh” por kurre nje njeri qe meriton cmimin Nobel.
Dakord me ty “Qytetare”…
Per me teper une mendoj qe Qeverria “Rama” duhet ta “Urdheroj Urgjentisht” Akademine Suedeze qe ky çmim ti jepet Kadarese…..se na takon!!!!!
Ehhhh…..
Kerkon qe kerkon urgjentisht, le te kerkoje edhe heqjen e vizave me usa 😛
Qeveria Rama se ka ne dore fare kete gje more zotni,qytetar,…
Un mendoj se Shqiperia jone ka shkrimtar shume me te mire se Kadareja,dhe per kete jam i bindur.
Kadreja jone,i pergedheluri i xhaxhi Enverit dhe vasali i bindur i Berishes nuk e meriton çmimin Nobel.
Tik tak ..tik tak do thoshte Monda Bulku….nje nga .protagonistet reale dhe enregjike, te vepres dhe trupit te shkrimtarit,.. .edhe kesaj here eshte e kote te presesh per çmimin Nobel mor Is-mail..
Tash do shikojme mendimet e esteteve dhe kritikeve te medhenj te realizmit socialist N. VJOSA dhe kryeredaktori ne sherbim te popullit Vezhguesi F.
Ti rri duke pritur o i zgjuari i ketij forumi te nderuar.
Jane Neti Vjosa, jane Vezhguesi F, esht Totila, por eshte edhe Plaku dhe shume te tjere qe sme le vendi ti permend te gjithe, qe i japin ketyre faqeve onlajne, mendimin qytetar dhe serioz.
Eshte vendi per te dhene komentit tend, per shkrimin ne fjale, por ti si i ngeshem qe je, sna thua asgje per kete shkrim, por sikur ke pritur te bertasesh si nje grua e keqe, duke ironizuar pikerisht ata qe japin ketyre faqeve te komenteve, seriozitetin qe meritojne.
Te thote gje Kadareja, apo e ke pare vetem ne TV?
Edhe i thue vehtes qytetar.Po kush e pjedh ket mendim tendin.Kujton se fituen ish komunistet e be deti kos.
Or Mark, dru me pre, dru me pre, me pre…… bertisnin Kuksianet dhe Veriu ne vitet 40.
A do ti bre Mark me te propozue Nobel………… ??????????? !!!!!!!!!!!!.
Po pse mer Mark, qe as emrin e sapunit nuk e njihnit para komunizmit (mos me fol per jastekun , se e vendosnit koken ne kercu te drunit ), je aq anti komunist.
Apo se ju hoqi priftin, qe ju ledhatonte motrrat ne dhomen e rrefimit?
Nejse dhe emrin kos e ke msue ne kohen e komunizmit, se perpara haje shellire e gjize.
Hej mer Mark Marku………………………
Kadareja e meriton cmimin nobel.Veprat e tij te guximshme te shkruara me nje stil te vecante dhe ne ne kohe kur koka nuk llogariteshe jane te mjaftushme per te mare ate cmim te merituar.
Per ne eshte krenaria e kombit.
Kadareja e meriton cmimin nobel.Veprat e tij te guximshme te shkruara me nje stil te vecante dhe ne nje kohe kur koka nuk llogariteshe jane te mjaftushme per te mare ate cmim te merituar.
Per ne eshte krenaria e kombit.
Dritero Agolli meriton Nobel per letersine … Te tjeret jane dru i shtrember qe prishin stiven …
Sot pash ne TV që italianët anunciuan për Nobel në letersi kengëtarin Roberto Vechioni, fitues i festivalit të Sanremos me këngën e jashtzakonshme, himn njeriut ne krizë! “Chiamami amore”,(thirrmë dashuri!)I majtë i shpallur, kantautor me një sensibilitet te jashtzakonshëm të poezive qe shkruan dhe vet i kendon!Rai-Uno por dhe Rai-3(Fabbio Fazio-e intervistoi) e paraqitën si kandidat me plotë potencë…Uroj qe Kadare te fitojë,por vështirë!Eshtë nje kategori nihilistës aty qe nuk e dëshiron këtë autor të njohur qe na ben nder,me Nobel! Të shpresojmë!
???
Ne qoftese Italianet propozojne Roberto Vechioni atehere ne do te propozoj Avni Mulen
ose Tunen apo nuk eshte dakort ‘Horri i Bulevardit’?
Si duket po pret Çmimin Nobel qe te kthehet ne Shqiperi!
KADARE ESHTE GJENIU I SHQIPTAREVE, ESHTE FATE I MADH PER NE.
Me vjen keq per komentet qe flasin kunder Kadares,me kete tregojm se jemi popull pa vetedije, nuk dim ti vlersojm njerzit e mEdhej qe ka dhen ky POPULL.Si popull jemi gjeloz,injorant,inategji dhe njerzit tan nuk duam ti shofim ne majet e kesaj bote . Ne vede se te themi Oh sa mire me qene shqiptar , duke lexuar keto komente poshtruese ndaj nje shkrimtari qe e gjithe bota e vlerson, duhet te dhemi: OH SA KEQ ESHTE TE JESH SHQIPTAR.
METALURGU
Kadare vertet eshte nje shkrimtar i madh, por talentin e tij ia ka ushqyer dhe promovuar partia e punes me shohun Enver ne krye, ndaj Akademia Suedeze refuzon ti jape cmimin Nobel nje shkrimtari qe pretendon te kete qene edhe disident i regjimit edhe komunist, kur ne te vertete ka qene zvendesi i bashkeshortes se diktatorit. Mere vesh kete pune turkoshakesh. Nuk e meriton kete cmim te nderuar!
Kadareja e meriton prej shume kohe kete cmim prestigjoz, por akademiket suedeze jane plakur shume dhe nuk kapin dot gjenialitetin e shkrimtarit tone. Shpresoj shume qe kete te enjte te jete pikerisht Shqiptari KADARE, ai qe do mbaje fjalen e rastit kur t’i jepet cmimi. Me vjen keq per disa komentues, ( te cilet ose nuk kane lexuar asgje nga Kadareja, ose nuk kane fare shkollim dhe ushqejne nje urrejtje patologjike ndaj tij) qe trillojne, llapin apo fyejne pa ditur asnje gje per cmimin, Kadarene dhe letersine. Jane vertet per t’u meshiruar. Mjerane ne mendime dhe ne kulture.
Po kinezi Mo qe vjet morì cmimin Nobel,nuk është komunist? Nuk është kjo arsye,sepse Nobel ka marrë edhe “komunisti” francez,gjeniu Sartër,por nuk e pranoi si para borgjeze dhe stimul pa vlerë…Kur ta marr Kadare,jam i bindur se do e refuzojë!Sepse vepra e Kadare pervecse plotsisht shqiptare,është në sherbim të komunizmit real që ende nuk ka ardhur,dhe jo komunizmit totalitar,me të cilin Kadare,duket qartë ishte në antagonizëm,”Opozitë-sot”.Nuk është as Socialist Kadare,pasi “Dimri i Madh” është dhe do mbetet kryevepra e tij që brezat do ta lexojne me endje!Tani Kadare bën perpjekje të duket pluralist,herë me Berishën,herë me Ramën,por kurrsesi me Nano,të cilin mesiguri ne thellesi e quan devijator ekstremist,liberal,kurse Berishën e quan komunist të vendosur…Ngado te veje me fjale Kadare,vepra e tij është teresisht real komunizëm dhe jo totalitar komunizëm!E meriton për real komunizmin Nobelin, por si Sarter,nese ja japin nuk do e marr!Fundja Franca është atdhe i mospranimit të Nobelit nga i shquari Sarter!
Edhe Neruda ishte president i komunisteve kiliane,ia dhane Nobelin.Ata kane bere padyshim edhe zgjedhje te gabuara,por me Borghes kane bere gafe.Kam lexuar paralelisht”Piramida” e Kadarese e “Plaku dhe deti”i Heminguej.Kadare ka letersi dhe art te vertete,qendron me lart nga Heminguej per thurjen e intriges,figurat letrare,etj.Heminguej ka kapacitetn qe nje tregim monoton per kapjen e nje peshku ta beje metafore te ekzistences se njeriut.Ne kete pike duket se figurat letrare nuk jane asgje perpara metafores madhore qe percjell e tere ngjarja.Megjithete eshte hera e mire qe Kadareja te fitoje,ndonese Philip Roth eshte shkrimtar shume i njohur e veshtire ta kthejne pa gje.
Jam mbeshtetse e komentit te” paradox”
Ka shkaterruar jeten e nje djali teri dhe e ngriti luften e klasave ne piedestal . eshte fodull dhe vertet kaqenedora edjathte e Panteres se zeze. Gjenerali i ushtrise se vdekur . kronike ne gur. Dhe shume vepra te tij megjithate i lexon me kenaqesi . Jane te paperseritshme. Po ne nje debat qe kemi patur ne Salzburg te Austrise. i kerkova qe me ne fund tani ne Shqioeri eshte Demokraci dhe duhet te pranoni qe keni qene te imponuar etj. U pergjigj ” Kush ju tha ju qe jam demokrat?
Mos ta keqtrajtojmë interpretimin e këtij çmimi, i cili jepet për letërsinë dhe veprën e shkruar dhe jo për përgjigjet që i paska dhënë njërit apo tjetrit prej nesh. Ka plot gabime dhe ndoshta faje në jetën e tij personale, karshi personave të tjerë.
Por në këtë rast, është letërsia objekti i Çmimit Nobel dhe jo jeta e tij private.
Mendoj se vepra e Kadaresë e meriton këtë çmim, më shumë se vetë Kadareja.
Urojmë që ta marrë dhe të përfitojë në këtë rast edhe emri i Shqipërisë!
Nobeli i kadaresë për letërsinë është imazh për shqipëriné dhe kaq. Nuk ka pasur në historine njerezore gjenij apo talente pa cene. Dobësite jane pjese e pandare e natyres njerezore. Le të dalë ndonjéri që pretendon shumë e te thote “unë nuk kam asnje cen ,asnje dobësi,asnjë të metë…”. Nuk besoj se ka njeri që mund ta thotë këtë!? Z. Xhevdet kini bërë nje esse shume realiste! Pershendetje!
VR!!! Nobeli i kadaresë për letërsinë është imazh për shqipëriné dhe kaq. Nuk ka pasur në historine njerezore gjenij apo talente pa cene. Dobësite jane pjese e pandare e natyres njerezore. Le të dalë ndonjéri që pretendon shumë e te thote “unë nuk kam asnje cen ,asnje dobësi,asnjë të metë…”. Nuk besoj se ka njeri që mund ta thotë këtë!? Z. Xhevdet kini bërë nje esse shume realiste! Pershendetje!
Lufta për imazh! VR!!! Nobeli i kadaresë për letërsinë është imazh për shqipëriné dhe kaq. Nuk ka pasur në historine njerezore gjenij apo talente pa cene. Dobësite jane pjese e pandare e natyres njerezore. Le të dalë ndonjéri që pretendon shumë e te thote “unë nuk kam asnje cen ,asnje dobësi,asnjë të metë…”. Nuk besoj se ka njeri që mund ta thotë këtë!? Z. Xhevdet kini bërë nje esse shume realiste! Pershendetje!
I had a dream apo ta them shqip, ka-c(s)a-andra. Nobel per Kadaren kete jave, Shenjterim per Nene Terezen vitin tjeter ne Maj dhe Kosova anetare e OKB ne te njejten dite.
Kadare nuk ka nevoje per Nobel, Shqiperia ka nevoje.
PASNESER A DO KEMI FESTE DHE NE?
UROJME NOBEL PER KADARE!
Ndershemrisht Kadare shkruante per partine komuniste shqiptare,PPSH, ku militonte :
Ku t’i kerkoj rrenjet e tua parti?
…ne thellesi te shpirtit te popullit,
ne themele luftrash e prigjesh te larte,
ne themele kengesh tragjike e legjendash,
jane shtrire rrenjet e tua gjere e gjate.
…………………………………………………….
me thellimet e nentorit shiptar perziheshin,
thellimet e tetorit shtatembedhjete,
shkriheshin…dy vjeshtat e lavdishme ,
ne kete vjeshte te trete….
marksiste leniniste kjo parti,
do te fshinte fashizem, bejlere e roberi,
…..ishte peshe e lapidareve,
qe do te ngriheshin ne perjetesi.
Te gjitha veprat e Kadarese te shkruara ne sherbim te komunizmit me mjeshtri edukuan brezin e ri.Shihni porogramet shkollore ne vashdimesi, revisten “Nentori” dhe gazeten “Drita” dhe shkrimet e Kadarese per realizmin socialist ne seri.Por nen shembullin e komunistit-demokrat, kryeshpellarit Salari, shkrimtari yne i madh, ashtu si ky,le te quhet desident per te marre fame edhe ne pleqeri,pasi komunizmi u zhduk ne strofken e tij.Nuk eshte as e para, as e fundit kjo dredhi, injoranca ushqehet me idhujtari.
Madheshtia gjendet ne thjeshtesi, ketu Kadare eshte gjetur prej kohesh ne veshtiresi.Ai kishte çdo mundesi te ishte ne krye te kohes se tij, ashtu siç ishte, nje gjeni ne te gjitha shkrimet, ne proze, ne poezi, ne artikujt publicistike,ne diskutimet e referimet e tij dhe ne disa sprova te vogla ne dramaturgji.Ai e di me mire se çdo lexues i tij se te gjitha veprat e tij ishin kontribueset me konsekuente ne tirani per edukimin komunist te njeriut te ri dhe Zeusi i partise-shtet qe ia uronte çmimet dhe i thurte lavdi, nuk ishte aq naiv sa te mos e dinte se kush i sherbente me hilera e kush me devotshemeri sepse makina e tij ishte nje ratifike neper te cilen kalonte çdo personalitet me rendesi. Shkrimtari yne i madh ishte i angazhuar ne parti,ne legjislativ dhe ne organizaten e Frontit,si zevendes i shoqes Nexhmi, per kontributet e tij paguhej me pune te lire ne shtepi,qe do te thote se ishin si te prositura veprat e tij, te cilat perktheheshin ne gjuhe te huaja dhe distribuoheshin jashte nga disa agjensi.Ndonje keqkuptim qe vinte nga ambicjet ne krijimtari,prej ndonje kolegu a ndonje veprimtari masovik per xhelozi ishin te natyrshme asokohe per çdo njeri dhe nuk mund te kualifikohen nga askush si perpjekje kunder Kadarese ne veçanti.Joshja e panevojshme per dredhi nuk eshte vetem nje verberi qe vjen thjeshte nga nje idhujtari,por me teper eshte nje ves i injorances per tu shplare me ujin e ndotur perseri.Kete nuk duhej t’ua ushqente Kadare disa idhujtareve ose “studiuesve” qe donin te perfitonin vjedhurazi ne demokraci dhe nuk duhej te behej pale me pushtetaret e rinj qe e vrane sa munden liri-demokracine ne tirani dhe e perdoren emrin e tij per te fshehur gjithato prapesi. Kete mungese integriteti askush nuk duhej t’ia deshironte dhe nuk duhej t’ia falte idhullit te tij, kushdoqofte ai.Duke qene nje lexues i zellshem tij, i uroj Kadarese jete te gjate e miresi!
Ka më shumë se 20 vjet që Kadareja rreket dhe vrapon mbas Çmimit Nobel, si dhelpra mbas koqeve të dashit; por nuk do ta marrë kurrë atë, as për vlerat letrare dhe as për ato njerëzore.
Kadare ka meriten e madhe qe i mesoi shqiptaret te lexojne letersi te mire.Para tij letersia ishte folklor patetik.Sivjet nobelin e fitoi nje kanadese 84 vjecare,qe ka shkruar edhe per grate burra te Shqiperise. ka kohe,shpresa vdes e fundit.Per ata qe kerkojne prej Kadarese te ishte Boris Pasternaku,ose Solzhenicin ose fundja Shollohov,ju them se as Enver Hoxha nuk ishte Hrushov,por nuk ishte as Stalin,ishte me keq,ishte Pol-Pot