Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2015 ka shkuar për Kuartetin e Dialogut Kombëtar të Tunizisë, pra për një grup personazh.
Ata nderohen me këtë çmim për tranzicionin e këtij vendi drejt demokratike, ose siç thuhet nga Akademia e Nobelit për “kontribut vendimtar në ndërtimin e demokracisë shumëpartiake në Tunizi”.
Ky vend u përfshi nga revolucioni në vitin 2011, i njohur ndryshe si “Pranvera Arabe”.
Në garë ishin 273 persona midis të cilëve edhe kancelarja Angela Merkel apo Papa Francesku, kreu i Vatikanit.
“Kuarteti është formuar në verën e vitit 2013, atëherë kur procesi i demokratizimit ishte në rrezik nga kolapsi, si rezultat i atentateve politike dhe trazirave të shumta sociale. Ai vendosi një alternativë, një process paqësor politik, në kohën kur vendi ishte në prag të një lufte civile”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e Komitetit.
Kuarteti është një grup, i përbërë nga një sindikatë pune, një konfederatë tregtare, një organizatë për të drejtat e njeriut dhe një grup avokatësh. /Dita/
Nobelistet Tuniziane sigurisht kane punuar dhe ndertuar demokraci te vertete dhe jo si kjo e jona, demon-kraci, apo demokraci fallco.
A mund te na thote dikush se sa e pavarur eshte sindikata e punes ne Shqiperi, dhe se nga cilet persona perfaqesohet organizata per te drejtat e njeriut? Se nga mediat e “pal pill noit” shume pak informacion ka patur deri me sot.