Beppe Grillo është një njeri i satirës. Vjen nga kjo fushë dhe kjo është vlera e tij. Vlera e njeriut të satirës êshtë e padiskutueshme sepse kjo gjini e letërsisë dhe spektaklit ka forcën e sintezës. I vendos sëbashku,domethënë,të gjitha konceptet themelore. Dhe me satirën mundet të zbulohen ide të mëdha dhe mund të provokohen zgjidhje të mëdha. Molier thoshte se nëse shqyhet goja për të qeshur, po aq vihet në punë truri. Shumë ide dhe koncepte mbeten të mbërthyera në kujtesë. Nga ana tjetër,e qeshura është vlerë e lashtë.Grekët e përafronin me atë që kishin më seriozisht,si qytetin, teatrin,sheshin. Në shumë rite antike kërkohej të vendosej e qeshura tek fëmijët me mjete shumë të cuditshme. Kjo sepse nëse arrihej të bëhej i qeshur një fëmijë, do të thoshte se kish kuptuar botën,dhe në këtë moment ishte bërë njeri. Në Indonezi me të vërtetë një specie kllouni vjen i ftuar të jap spektakël për fëmijët,sepse i edukon dhe i bën të rriten. Pra duhet përherë të rritim të qeshurën.Në lashtësi,jo rastësisht,komiku ishte i shenjtë.Edhe kristianizmi,nga shekulli VIII,dhe në gjuthë Mesjetën,perdorte “Risus pascalis”,sepse ishin veprime të shenjta që të bënin të qeshje. Eshtë e vërtetë, Jezusi ftonte për përqafime, për të qeshur, për vallzime. Atëherë, si tani qeshej, pra është një element i përbashkët për kolektivitet. Dario Fo – Nobelist
Publikuar në gazetën “Il Secolo XIX”,2 mars 2013,fq.2. Përktheu për gazetën “Dita”, nga Italia,Luan Shmilli.