Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, në një deklaratë në selinë e PD për kokainën e kapur në Maminas, i ka kerkuar kryeministrit Rama të tregojë se ku gjendet laboratori ku do të përpunohej kokaina e ardhur nga Kolumbia, si dhe drejton pyetjen se kush fshihet pas tij.
“Sasia më e madhe e drogës së fortë të kapur ndonjëherë në Shqipëri ka përfunduar jetime deri tani, e duket se do qëndrojë jetime. Kjo tregon se ka ardhur në Shqipëri me nje mburojë të fortë politike.
Pronarët e vërtetë s’kapen se për ta kujdeset vetë qeveria. Qeveria nuk e kap dot kupolën, familjen kryeministrore, vëllanë e Ramës.
Çfarë frike kishte Edi Rama që bëri çdo përpjekje për ta quajtur të suksesshëm një operacion të tradhëtuar? Pse gënjeu dhe kush e shtrëngoi të bënte gjithçka për të fshehur faktin që droga ishte e sinjalizuar nga DEA dhe marinat kolumbiane, si dhe u ndoq deri në destinacion nga ata?
Rama lan duart thjesht me shkarkimin e një drejtori në portin e Durrësit 5 ditë pas mbërritjes së kokainës.
Kokaina ishte e pastër, pra 300 mijë euro një kg. Ku është laboratori ku kjo drogë do përzihej, dhe kush fshihet pas këtij laboratori?”, tha Noka në deklaratën e tij.
s.a/dita

Pyetja me e thjeshte.
N e S u r r e l.
Edhe ti Artemisa nuk je shume larg Nul Mokes.Ngjani si dy pika uji.
Kurse ti qe i ngjan Balles me siguri je shume me e mencur, pale e bukur.
Sa i mencur ky Noka!
E ditka dhe se do te perziehesh dhe nuk do shitej e pa perpunuar….
Cudi,si keta PeDe-rat dine cdo gje?
Po pyet o derezi,Kulicin polic se,i di ai gjithe punet e kontrabandes,mbase te thote dhe ku jane laboratoret e perzierjes..
Sa burr i qut osht ky Noka. Do ta morim partizon. Teveqel! Daktor me shkoll fillore.
ka bere shkolle ne vitin 1990 ne prizren dhe specializim 40 dite ne beograd.me vone ehte kualifikuar ne kliniken e famshme te prof.dok.saliram berishes ne tirane.ai doktor?as per derra nuk i besoj ,jome per njerez.edhe tritani ka bere shkollen e berishes,populli vertet i futi prasin si politikan i asaj shkolle,ka pervoje negative,por si mjek reanimator anestezist eshte brilant,nga me te miret.te pakten,keshtu thone specialistet