Noka, Ristani, Pollo dhe Dogjani në Prokurori për armën e Strazimirit

Dita

Prokuroria e Përgjithshme ka marrë në pyetje deputetët e Partisë Demokratike të kallëzuar nga policia e shtetit për protestën tek Liqeni Artificial më 29 mars.

Katër deputetët Flamur Noka, Genc Pollo, Asllan Dogjani e Arben Ristani kanë dhënë deklarime në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ata kanë dhënë deklarime si persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit në lidhje me kallëzimin e bërë prej policisë së shtetit për akuzat “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, raporton Panorama.

Prokuroria ka kërkuar edhe dëshminë e Gent Strazimirit por ai nuk është paraqitur në momentin e parë me argumentin se ka pasur angazhime të tjera. thirrja për Strazimirin është përsëritur ndërsa kolegët e tij kanë thënë se protesta ka qenë Brenda rregullave të rendit dhe se nuk kanë qenë në dijeni dhe nuk kanë parë që Strazimiri të kenë pasur armë zjarri.

Share This Article
1 Comment
  • mbyllni syte, tu genje une dhe drejtesia apo prokuroria nuk kane sy, u kane plasur per te pare djathtas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *