Noka: Shkrirja e Gardës, hakmarrje për “21 janarin”

anazapta

Deputeti demokrat Flamur Noka e cilëson hakmarrje primitive shkrirjen e Gardës së Republikës. Në një deklaratë për mediat sot në mesditë, ish-ministri I Brendshëm akuzoi qeverinë e re për “urrejtje ndaj institucionit që pengoi tentativën për grusht shteti në 21 janar.

“Ky akt i rëndë, është në thelb, dëshmi e qartë e urrejtjes dhe hakmarrjes, që kjo qeveri tregon ndaj këtij institucioni, që pengoi tentativën për grusht shteti në 21 janar. Është hakmarrje primitive ndaj institucionit dhe efektivave që penguan në realizimin e ëndrrës famëkeqe për marrjen e pushtetit me dhunë”, u shpreh Noka.

Ai tha më tej se në krye të institucionit të zbatimit të ligjit është vënë një nga organizatorët e dhunës së 21 janarit.

“Kjo ndodh kur në krye të pushtetit është vetë antishteti, kjo ndodh kur në krye të institucioneve të zbatimit të ligjit emërohet zjarrvënësi dhe dirigjenti i dhunës së 21 Janarit. Kjo ndodh kur në krye të institucionit përgjegjës për luftën kundër krimit, emërohet njeriu i kapur nga fyti prej krimit. Kjo ndodh kur ministri skafist, emërohet për të luftuar trafiqet. Kjo ndodh kur ministri i evazionit emërohet për të luftuar krimin ekonomik. Kjo ndodh kur organizatori i dhunës së i 21 janarit , është ministër  për rendin dhe sigurinë”, tha ai.

 

Share This Article
14 Comments
  • Pena e ndritur e Iluminizmes shqiptare ,pas nje ngurimi te gjate me ne fund foli…te tjeret bejne mire te heshtin

  • po edhe ti flet more idjot qe nuk e din as vet se ku je,e jo me flet per gard e polici qe ne kohen tende pesoj fundin e shkaterrimit total

  • Epo kur flet dhe ky idioti me kartele, mos mbette njeri pa folur. Eshte mire te zhdukesh ca kohe nga skena qe te ndryshojme mendimin per kuksianet.

  • A ka njerez ne fisin e ketij injorantit qe t’i thote te mbyll gojen? Nuk e besoj, se per ndryshe do t’i thoshin mjaft se na turperove. Ose keshtu mund ta kete te gjithe fisin ky, fis idiotesh.

  • E kam ndjekur ne emisionet televizive dhe jam cuditur me kete njeri.Kulturen e tij nuk e kraheson as me ndonje adoloshent, ndersa PD-ja e kishte vene minister ne nje dikaster te rendesishem.Ne vend qe ta mbyll gojen se ja beri zoti kesmet te haje buke te mire, ky del vazhdimisht e jep intervista te peshtira.

  • Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të Rëndësisë së Veçantë nuk eshte ndonje strukture e re dhe e vecante.Ajo ka ekzistuar e tille ne kuadrin e Gardes se Republikes qe ne reformimin qe iu be Gardes se Republikes ne vitin 1989,kur ish Drejtoria e II-te e MPB u shkri nga ish-presidenti Ramiz Alia,dhe si e tille iu bashkangjit Gardes se Republikes.Tani po ndodh nje tjeter shkrirje ku komanda e Gardes se Republikes i kalon ne varesi Drejtorise se Policise,per shkaqet qe dihen. PS,kryeministri dhe ministri i brendshem e kane menduar drejt kete levizje per nxjerrjen e pergjegjesise,c’ka e detyron kuadrin komandues te ketyre forcave te ruajtjes te jene me ekzigjent ne njohjen e ligjshmerise, me te drejtperdrejt ne marrjen e urdherit,me te pavarur ne zbatimin e urdherit e njekohesisht edhe ne zbatimin e ligjit per sigurimin dhe mbrojtjen e objekteve te rendesise se vecante.Mos te harrojme se ngjarje te tilla te renda si ajo 14 Shtatorit dhe 21-Janarit e paten zanafillen pikerisht ne zbatimin e urdherave qe vijne nga lart pa shkalle hierarkie,ku nuk merret vesh se kush komandon i pari,se kush ka te drejte te urdheroje per zbatimin e detyres per mbrojtjen e objekteve,se kush pergjigjet per urdherin e dhene dhe sesi duhet zbatuar ai urdher qe ndoshta eshte dhene ne kohen dhe momentin e gabuar, dhe mbi te gjitha edhe ne kundershtim me ligjin.Pikerisht,ky organizim i ri ben te dale pergjegjesia direkte per raste te tilla,dhe kjo bie pikerisht mbi Drejtorin e Drejtorise se Policise ne MPB,qe ligjerisht merr pergjegjesi direkte per veprimet qe urdheron te kryhen ne situata te vecanta,urdhera te cilat duhet te jene ne perputhje me Kushtetuten, Ligjin per Mbrojtjen e Objekteve te Rendesise se Vecante qe ajo drejtori do t’i kete objekt te punes se vet ne te ardhmen,si dhe me Rregulloren e urdherat e brendeshme qe ka secili objekt.

  • U shkri cerdhja e vrasesve me pagese,, prandaj po cirren te gjithe idiotet e PD.
    Garda ishte thjesht nje formacion i krijuar nga kriminere me kurajo te erektuar, qe ishin gati te vrismin nese prekej interesi i ithujve te tyre,, per garden e republikes nuk egzistonin me as rregullore as ligje,, mjaftonte nje fjale e spellarve per te vepruar

  • Asnje koment apo këshillë e urtë nuk zë vend te idiotet si ky muli. E dini pse? Sepse në méndjen e tyre ne te gjithë,projektohemi përmbys d.m.th si idiotë! Provojeni te silleni njéherë të vetme idiotë si muli dhe menjehere truri i mulit do t’ju projektojë përsëri përmbys, d.m.th të mençur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *