Noka: Shqipëria nuk është më korridor i preferuar për kalimin e drogave të forta

anazapta

Shqipëria nuk është më korridori i preferuar për drogat e forta. Ky është suksesi i arritur nga Ministria e Brendshme në luftën kundër drogës. Gjatë takimit vjetor  për parandalimin dhe luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, tha se është luftuar kundër trafikut të drogës, por duhet bërë më shumë në luftën kundër kultivimit të brendshëm të kanabisit.

“Angazhimi maksimal i punonjësve të Policisë së Shtetit, vullneti i hekurt politik, lufta dhe përkushtimi kanë bërë që Shqipëria të mos jetë më korridori i preferuar për drogat e forta nga ana e trafikantëve. Në këtë aspekt viti 2012 është premtim tjetër i mbajtur i Policisë së Shtetit në luftën kundër drogave”, tha ai.

Noka tha më tej se gjatë vitit 2012 është përgjysmuar sipërfaqja e mbjellë me kanabis në raport me vitin 2011.  Sipas tij, edhe në raportet ndërkombëtare theksohet se sasitë e heroinës apo kokainës që arrijnë nga Shqipëria në brigjet italiane janë të papërfillshme në raport me sasitë që trafikoheshin dikur.

Share This Article
1 Comment
  • SA PO VAJTE TI NOK NE MINISTRI TE MBRENDESHME ,NDRROI SITUATA PER CDO GJE SIGURISHTE DHE PERDROGEN.KISHTE DASHTE ME I THENE SALIUT QE KUADRIN NOKA QE ESHTE SHUME I AFTE SI XHENERIK TA DERGOJSHIM SA ME PARE NE KETE INSTITUCION SE DO I NDRRONIN IMAZHIN SHQIPRIS.MJERE NE KUSHE NA DREJTON ,NJE INJORANT ME BRIRE ESHTE ZV I MINISTRIT .
    ELAMI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *