Strukturat e policisë së shtetit janë të vendosura për të garantuar zgjedhje të lira. Kështu i është përgjigjur akuzave të LSI për ushtrim terrori ndaj përfaqësuesve të saj në qarkun e Kukësit, kreu i Ministrisë së Brendshme Flamur Noka. Nga fshati Golaj i rrethit të Hasit, Noka i bëri me dije LSI se kushdo që do tentojë të prishë lirinë e votës, do të përballet me forcën e ligjit.
“Ligji ndalon çdo forme shantazhi apo trafikimi të votës së qytetarëve. Strukturat e policisë së shtetit janë të vendosura për të garantuar zgjedhjet e lira. Kushdo që do tentojë të prishë lirinë e votës, do të përballet me forcën e ligjit. LSI duhet ta dijë që marrja e votave me blerje dhe devijime do mbetet një ëndërr e prishur” tha ai.
Shefi i MB, kryesues i listës së demokratëve për deputet në qarkun e Kukësit i bëri thirrje LSI-së të ndërpresë tentativat kriminale për blerje të votës, përndryshe do përballet me ligjin.
“Kuksianët, hasjanët dhe tropojanët nuk i kanë blerë dhe nënshtruar as hordhitë serbe e as diktatura. Kuksianët, hasjanët dhe tropojanët nuk mund t’i blerë dhe as nënshtrojë trafikanti kandidat i LSI-së. I bëj thirrje LSI-së të ndërpresë këto tentativa kriminale, përndryshe do përballet me ligjin” përfundoi Noka.
Më herët nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani në një konferencë për shtyp denoncoi ato të cilat i cilësoi si raste terrori në Kukës ndaj përfaqësuesve të saj në këtë qark, duke akuzuar direkt ministrin e Brendshëm Flamur Noka.

Ky N
eshte e vertet, lsi po ben namin, tu ble njrezit ne nevoj jetike.
o tempora o mores hajduti theret kapni hajdutin ,mos u cuditni keto ndodhin vetem ne qeverine e hajduteve..ky eshte morali i ketyre halldupve shpif shpif se dicka do te mbetet….