Kompania e pajisjeve të telekomunikacionit, Nokia, do të ndalojë dërgesat në Rusi, për t’iu përmbajtur sanksioneve që perëndimi i ka vënë Kremlinit, pas hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë.
Mediat e huaja shkruajnë se kompania finlandeze njoftoi sot se zhvillimet janë të shumta dhe se situata komplekse e luftës e çoi në vendimin të ndalojë furnizimin me pajisje elektronike për Rusinë.
Për të gjashtën ditë me radhë sirenat e alarmit kanë nisur mëngjesin e kësaj të marte për ukrainasit. Përveç Kievit, alarmet kanë rënë në qytetet perëndimore të Ternopil, Vinnytsia, Rivne, si dhe qytetet qendrore të Cherkasy dhe Kropyvnytskyi, sipas shërbimit ukrainas të BBC-së.
a.m/dita
