FOTO: Noli, nga diploma e Harvardit tek rrugica me plehrat e Golemit

DITA Online

Leonard Veizi

Vera nuk ka mbaruar ende, jo vetëm se ekuinoksi i vjeshtës sipas astronomisë daton në 22 shtator, por edhe sepse shtatori po vazhdon të mbajë aq nxehtë sa të gjithë ata që kanë vendosur të shëllehen në diell se nuk u ka mjaftuar korriku dhe gushti, me siguri do ta thekin me detaj ngjyrën e bronxit safi.

Zakonisht plazhin e bëj andej nga Golemi, edhe në pranverën e hershme, edhe në verën e vonë. Jam mësuar me situatën kërkesë-ofertë, por dhe se fshatarët e zonës shesin gjithfarë lloje frutash me çmime që shtyhen e nuk ta nxjerrin astarin e xhepave. Shkurt nuk mbetesh me duar bosh si do Zoti ca miqtë e mij që pësuan andej nga Jugu, e pasi i lanë të gjitha paratë e thata që kishin marrë me vete, u munduan të fusnin në funksion kartat e kreditit që të ktheheshin në Tiranë.

Por plazhi i Golemit, si tepër popullor që është, ka dhe bëma pa fund. Fjala vjen, kjo makinë e transportit të rëndë, kish mbetur në breg të detit e s’kishte burrë që e nxirrte andej. Ç’them dhe unë; u bënë 10-të burra bashkë, me kazma e lopata e sërish nuk e nxorën. Ishte piku i verës, i sezonit, i turistëve dhe njerëzia nuk e kishte mendjen me të motorët e ujit por te kamioni që nuk dilte nga rëra.

Po në skutat e këtij plazhi, gjeje dhe ndonjë fadromë që mundohej të bënte ndonjë punë, kur nuk dihej se çfarë pune kishte.

Por ajo që i vendosi qershinë mbi tortë për këtë sezon ishte pamja me të cilën u ndesha në një nga rruginat që lidh plazhin me rrugën dytësore dhe autostradën. E pa asfaltuar dhe në ditë të hallit, kjo rrugë e shtrembët qëndronte e lagur dhe e ngopur nga pellgjet e ujit dhe kur temperatura i kalonte 40 gradë celsius. Por si kjo rrugë ka plot në Golem. Ajo që e bënte të veçantë e që të bënte ta ktheje kokën ishte dy tabela në të cilat shkruhej emërtimi i rrugës. Në njërën nuk shquheshin fort germat. Por pak metra më tutje tabela e dytë të informonte se po ecje bash mbi rrugën: Fan Noli.

Mbeta pa tekst.

Fan Noli, me emrin e babait Stilian, me siguri do të kishte qeshur po të ngrihej nga varri e të shihte se ku kishte përfunduar. Se ai qeshte e bënte ironi edhe me flautin e tij që e quante “fyell”. E jo më me fyejt që i kishin vënë emrin tek rruga më e shtrembët dhe e baltosur e plazhit të Golemit.

Padyshim Fan Noli, mbetet një nga figurat më emblematike të intelektualizmit shqiptar. Me diplomë të Harvardit, poet, shqipërues, peshkop deputet e kryeministër, emrin e të cilit më mos Akademia e Shkencave duhet ta mbante Universiteti i Tiranës. Ç’është e vërteta në Korçë e kanë vlerësuar Nolin, emrin ia kanë vënë universitetit lokal, mirëpo në Tiranë janë mjaftuar ta përmendin tek një shkollë 9-vjeçare, ndërsa në Golem ka përfunduar tek kjo rrugë 200 metroshe ku më së shumti të zë syri kazanë mbeturinash.

Dhe kaq, se nuk ka nevojë për më shumë koment./DITA

Share This Article
3 Comments
  • Vite te shkuara,kur isha i ri,po udhetoja me nje “Volvo”
    pa kondicioner ne Plano te Texas, SHBA, bashkebisedu-
    esi im duke iu referuar djalit te tij qe sapo kishte mbaruar
    nje kolegj ne Dallas,me thote : “Nese djali im kthehet ne
    Shqiperi,me siguri e zgjedhin President te Shqiperise e jo
    te nje kompanie. E pashe ne sy,nese e kushte me gjithe
    mend apo po bente shaka me mua. Vura re se e kishte
    seriozisht.Imzot Noli mabaroi Harwardin dhe kur u kthye
    ne Shqiperi nuk gjeti pune, bile as ne Amerike,prandaj nga “sto zori” iu perkushtua psallmeve fetare.Dihet bote-
    risht se sa i madh ka qene dhe mbetet Noli ne fushen e
    Letrave. Nese djali yt ,shtova, vec shkolles, eshte edhe
    pelivan qe di eci ne “tel” edhe mund te beje prokopi,ndry-
    she me mire te rrije ketu,te rrise pellumbat dhe te sherbe-
    je si kamarier ne restorantin: “P……..so” ! Heshtem qe te
    dy. Sot,pasi kane kaluar me shume se dy dekada, vrej jo
    pa deshprim se si djem tane pasi kane mbaruar shkollat
    ne Perendim kthehen ne Shqiperi dhe u ngjiten dy partive
    si leshterige per te siguruar ndonje mbeshtetje duke per-
    dorur mjetin makuavelik te servilizmit, te perdorimit te cdo
    mjeti per te realizuar qellimin e tyre. Me keqardhje shikoj-
    me se keta te rinj behen me “katolike se Papa” ! Bien ne
    grackat e lidereve te fosilizuar, pleq te ngjajshem,me pla-
    kun Mere, qe kane kapur prej fyti liderazgun e dy partive
    dhe po i perdorin ato per te mbrojtur thjeshte interesat e tyre materiale e perjetesimin e pushtetit te tyre.Me keto
    figura te diskretitura,mafioze, kriminele,hajne, Shqiperia
    nuk po jep sinjale per momentin te nje rikuperimi ekono-
    mik e politik.Kur sheh kryemafiozin dhe kryekriminelin e
    Vicidolit qe PD e ka bere domenen e saj, cdo shqiptar
    zhgenjehet per te ardhmen e vendit. Prandaj intelektua-
    let tane perendimor duhet ne radhe te pare e mbi te gjitha
    te jene vetvetja,te krijojne personalitetin e tyre per t’u
    bere vertete lider te se ardhmes.Te japin shenja te pava-
    resise se tyre politike dhe ideologjike,te shkeputur ne me-
    nyre drastike nga garda e vjeter e politikaneve….!

  • Nje sygjerim shoqeror- i nderuar Leonard Veizi.

    O Zoti Leonar Veizi, qe me vjen keq te bej kete koment per Ju, njohur si krijues nje jete ne Tirane,familia juaj ne nderuar mos gabohem..
    Ju pegezoj qe keni dashur te viheni ne mbrojtie te asaj figure te ndritur te venditone,pa medyshie,EMBLEMA e figurave tona nga Rilindia e sot, Nuk do komentoj shkrimin qe keni te drejte sa shkruani,po nuk ju mund te mos ju sygjeroj, per ate TITULL shkrimi,qe ju e denigrani me shume, se ai emer Rruge i kategorise ordinere..Ma krahasoni ate figure te ndritur me KAZAN PLEHERASH.(pavarsisht nga qellimi qe keni). Do ju sygjeroja dhe shokeve te Gazetes DITA, te mos lejone gafa te tille…
    Sa per dijenine tuaj,une asaj figure te shquar, i kam kushtuar nje shkrim te vjesheruar me rastin e 55 vjetorit te ndaries tij nga jeta: Titulluar:
    VERTET kaluan kaqe VITE ?!
    ( 55 VITE pa NOLIN) -ne (9 faqe libri,me 9 poezi)
    Titulli librit: “Ne rruget e jetes” Botim i vitit -2011.te)
    I perjetshe Kujtimi i Te madhit Fan Stilian Noli.
    Poemen e nis:
    “Te qofshim fale Ibrik tepe
    .Me 1882 na dhe ;;
    Trim Tribum e vegjelise,
    Kur i duhej shqiperise!
    ”’Faqen neve nga e zbardhi
    Krye, Fan Noi yne i madh.
    **mbyllia:
    Pene s’meti per Ty, pa shkruar
    Dhe keto vargje, zemre buruar,
    Me bene te lumturuar.
    Mes veprave, tashme shtuar.

    Me konsiderate MESUESI per NXENESIN…
    83 vjecari; Guri Naimit D.

  • Imzot Noli e njihte mire thellesine e halese orientale te ketyre aneve,kur deklamonte:
    Skllever,bij skllevrish
    S`e meritoni,se liri s`doni
    Kryeveziri i Arnautistanit,nje demagog vulgar,e cakton vit te Skenderbeut dhe e feston si viti i Babes se vet Rexhep Erdoganit.
    Prandaj vargjet e Nolit jane aktuale ne cdo kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *