Në listën e zezë të SHBA, Ylli Ndroqi: “Do kërkoj heqjen e emrit, keqardhje”. Poston foton me orën e artë dhe puro

Amelda Amelda

Ylli Ndroqi (Xhemal Pasmaçiu) ka reaguar pas sanksionimit nga Departamenti i Thesarit i SHBA.

Ra në sy se pikërisht në minutat e para të përhapjes së lajmit, ish-pronari i Ora News TV postoi në Story një foto me aksesorë luksi, ku shfaqet një dorë me orë floriri dhe puro në gishta.

Më poshtë postimi i Ndroqit:

“Me keqardhje mësova sot lajmin se unë Ylli Ndroqi jam futur në listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-ve. Lidhur me këtë lajm dëshiroj ti bëj me dije publikut si vijon:

Kam respektuar ligjet e RSH duke kontribuar për ekonominë e vendit.  Vlerësoj të ndaj me publikun faktin se nuk kam mbajtur asnjë pozicion në administratën shtetërore.

Unë besoj fort tek organet e drejtësisë dhe prej 2 vitesh po mbroj të vërtetën time para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe kam besim që ajo do të vendosë si një gjykatë e pavarur dhe e krijuar me ligj.

Postimi i Ndroqit në minutat kur u përhap lajmi

Kam qenë dhe mbetem mbështetës i reformave të kryera në vend duke përfshirë Reformën në Drejtësi dhe mbi të gjitha jam dhe mbetem mbështetës i interesave të SHBA në vend dhe më gjerë dhe besoj fort që miqësia midis vendit tonë dhe SHBA është e një rëndësie thelbësore dhe bazohet në vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Unë besoj në vlerat mbi të cilat janë krijuar dhe funksionojnë SHBA, të cilat janë universale. Po ashtu, duke vlerësuar që ky vendim është marrë mbi bazën e informacioneve të gabuara, duke besuar fort në drejtësinë e vendimmarrjes së institucioneve të SHBA, do të përdor të drejtën time për të kërkuar heqjen e emrit nga lista duke vënë në dispozicion të autoriteteve çdo informacion që ato të kenë nevojë.

Vlerësoj me rëndësi të sqaroj publikun se sipas legjislacionit amerikan vendosja e emrit në këtë listë është e rishikueshme dhe nuk ka të bëjë me asnjë nga rastet e mëparshme në Shqipëri

Shpreh besimin që ky vendim do të rishikohet dhe emri do të hiqet nga kjo listë. Po ashtu do t’ju mbaj në dijeni për hapat e mëtejshme.

a.m/dita

Share This Article
8 Comments
  • Vij nga nje Familje e varfer fshatare,qe ka ndihmuar luften nacional clirimtare.Familja ime ka perkrahur Reformen Agrare dhe ishte nder te parat qe hyri ne Kooperative.
    Ne rrethin familjar kemi tre anetar partie dhe dy kandidate.
    Kerkoj te me hiqet emri nga lista kulakeve,qe Sektori Grumbullimit me Operativin e Zones,shokun Qomil me kane akuzuar padrejtesisht,se gjeten 10 thase miser kontrabande ne bodrumin e shtepise time.
    Nuk kam dijeni kush i ka futur aty per te me demtuar.
    Pershendetje rrevolucionare katundar Xhemali.

  • Trego ne story ku i gjete miljonat per te blerë prona dhe TV ,pastaj na trego prrallat
    e darkës per te vëne fëmijët në gjumë.
    Drogaxhijtë,maskarejtë ,kontrabandistët,korruptuarit,kriminelët me tre katër emra të ndryshëm
    ekzistojnë vetëm ne shqiperi.
    Ka ndonjë arsye legale apo eshte sport majmunesh siç ka zakon shqiptari.
    Ai shtet nuk do behet kurrë per njerëzit e ndershëm dhe fisnikë.
    Rroftë amerika.Poshte hajdutët e korruptuar shqiptare.

  • Me shume kenaqesi, per te miren e popullit shqiptar qe jeton brenda kufijve te Republikes se Shqiperise, mendoj se tani jane hapur te gjitha rruget qe kryemafiozi Ylli Ndroqi te ndiqet penalisht edhe nga SPAK-u!

  • Ky Ndroqi eshte nje Derr KatunAri, nje bajge lope nje bajge stalle …

    Katunar, injorant, por edhe cinik me kuraje duke na treguar oren e arte…

    Sa per puron e tij…: ky mafioz ta rrasi ne bythen e tij… qelbesira, llum social…

    Eshte nje mafioz: dhe duhet te perfundoje si nje mafioz pra ne burgim!

    TI KONFISKOHET CDO GJE QE KA PERFSHIRE EDHE KETE OREN E ARTE QE KJO BAJGA NA E VEZZULLON me cinizem…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *