‘Non grata’ të mbajë përgjegjësi, DASH reagon pas thirrjes së Berishës: Sulmi i pajustifikuar ndaj ambasadores Yuri Kim

Amelda Amelda

Tentativat e Berishës për të veshur kostumin e liderit të Partisë Demokratike, po sfidohen dukshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Yuri Kim, e prerë në qëndrimin e saj, se kryesimi i demokratëve nga një person i padëshiruar përtej oqeanit, do rezultonte në shkëputjen e marrëdhënieve të amerikanëve me selinë blu, reagoi ashpër ndaj tentativës së dhunshme të Berishës për t’i marrë fjalën në Kuvend kreut të komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Por siç duket edhe Berisha nuk bën asnjë hap pas, ndaj sulmeve drejtuar diplomates amerikane. Ky i fundit, bëri përgjegjëse ambasadoren Kim për problemet që po has në shkallët e gjyqësorit. Madje, shkoi edhe më tej duke i bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit, të mos lejojë ndërhyrjet e ambasadores në proceset gjyqësore dhe pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri.

Kërkesën e Berishës, Top News dhe Gazeta Shqip ia përçoi Departamenit Amerikan të Shtetit. Përgjigjia e mbërritur në redaksi, nga zëdhënësi i departamentit, tregon qartësisht se bashkëjetesa e Berishës me amerikanët është ende shumë larg gjetjes së kompromisit dhe komunikimit dypalësh.

“Sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë, përfaqësueses personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajne përgjegjësi.“- thuhet në për5gjigjen e mbërritur pranë redaksisë së Top News.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, e bën të qartë pozicionimin e Shteteve të Bashkuara ndaj personave, si Sali Berisha, që akuzohen për korrupsion masiv përgjatë viteve të pushtetit.

Një pushtet, aq shumë i dëshirueshëm sërish nga Berisha, e për të cilin është i gatshëm të paguajë çdo kosto, qoftë kjo edhe ndërprerja përfundimtare e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Nuk arrij te kuptoj , perse luhet akoma me ndjenjat e shqiptareve ?
    Perse Kryekrimineli salih berisha nuk hetohet per krimet e pafundeme qe ka ber ne shqiperi dhe shkeljet e ligjit abuzimet me pushtetin ,thyerje e embarkos boterore ,vrasje para syve te Botes etj etj krime e fakte te bolleshme qe do mjaftonin arrestimin e menjihershem te ktij funderine qe na late ne dere si mut i dhjere qe na qelbi shtetin demokracine por edhe na helmoj jeten ne shqiptareve ?

    Apo ju zbavit ala Kufoma qe na helmon ne shqiptareve .Ne mendonim se Miku i Madhe do na ndihmonte ne shqiptareve ndertimin e Demokracise dhe Shtetin Ligjore ,

    mirpo ndryshe ndodhi .E Kunderta . Dhe sot ? Ala i njejti avaze ndoshta ,me kafshet primitive qe na futet ne Politike !
    E pabesushme .S’mundet ti besosh askujt me sot ,Djalli eshte gjithandej ne loje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *